02 Maj 2024

Lunacek kërkon dorëheqjen e Pacollit

Prishtinë, 4 tetor - Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek e pyetur nga gazetarët lidhur me rastin e zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli, i cili është nën hetime nga prokuroria e Eulex-it, si i dyshuar për afera korruptive në rastin e “Grandit” ka thënë se dorëheqja e tij do të ishte shembull i mirë dhe do ta përmirësonte imazhin e Kosovës.
 
Sa i përket aferave korruptive të zyrtarëve shtetëror, Lunacek ka theksuar faktin se këto gjëra ndodhin edhe në vendet e BE-së, mirëpo ka thënë se nëse dikush është i përfshirë në ndonjë krim të rëndë, atëherë do të ndihmonte nëse ai person do të dorëhiqej.

“Nëse dikush akuzohet për krime të rënda mendoj se dorëheqja do të ndihmonte shumë si për imazhin e Kosovës po ashtu edhe për vet perceptimin që kanë qytetarët për politikanët. Politika nuk duhet të jetë një biznes i ndyrë, por ndonjëherë ashtu perceptohet nga njerëzit sepse ndonjëherë ka afera korruptive në politikë dhe kjo jo vetëm në Kosovë por edhe në shumë shtete të tjera, përfshirë edhe Austrinë, vendin tim”, ka thënë Lunacek.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)