08 Maj 2024

Limaj: U zhvillua ‘luftë shtrigash’ ndaj meje

Prishtinë, 19 maj - Nënkryetari i PDK-së Fatmir Limaj ka thënë se ndaj tij u bë një persekutim dhe ‘luftë shtrigash’, për interesa ditore të dikujt, derisa drejtësia e tregoj të vërtetën. Limaj foli edhe për qeverinë, për të cilën tha se ka përparime, por ka edhe vend ku duhet të bëhej me shumë, sidomos në politikën e jashtme dhe zhvillimin ekonomik

Pas me shumë se një viti, nënkryetar i PDK-së Fatmir Limaj ka folur për rastin e tij, akuzat për korrupsion dhe krime lufte, për qeverisjen në vend dhe të ardhmen e tij në aktivitetet politike.

“Çdo njëri në këtë vend duhet ti përgjigjet drejtësisë, bëhet dhe i vënë në sprovë të pafajshmit, por kur ju sfidoheni padrejtësisht pa pasur fakte pa pasur faj atëherë jeni në sprovë të madhe. Zbardhja e të vërtetës nuk është e lehtë, por ata njerëz që janë të pastër janë në rregull me ligjin ata vinë deri në finale dhe fitojnë”, ka thënë Limaj, në emisionin Debat në RTK.

Me tutje ai ka thënë se prokurori me fjalët e tij, deklarimet e pabaza, dhe veprimet që janë bërë në bastisje nuk janë veprime ligjore, kur ka rrugë tjera, por sipas tij, këto dyja kanë pasur një qëllim, për të krijuar opinion dhe një gjykim të hapur dhe një propagandë mediatike.

“Në Kosovë kanë ndodhur edhe persekutime edhe ndjekje shtrigash. Unë kam qenë një ndjekje shtrigash, një persekutim, mediatik e gjithfarë’, ka shtuar Limaj.

Limaj ka folur edhe për autostradën për të cilën ka thënë se i kanë shkuar njerëz në zyre duke i thënë se nuk mund ta nis atë, se paku edhe 20 vite.

“Në zyrën time kanë ardhur njerëz dhe kanë than që edhe njëzet vjet nuk duhet të niset kjo autostradë dhe unë kamë thënë që do të niset. Sepse Serbia u ndie e kërcënuar”, tha Limaj.

Ndërsa, ka folur edhe për qeverisjen në vend, për të cilën ka thënë se qeveria bënë punë të mira, por normalisht që ka lëshime dhe gabime sepse ka gjithmonë vend për kritika.

“Të gjithë kemi pritur që pas shpalljes se pavarësisë do të shpalos ecjen përpara, për zhvillimin ekonomik si një shtet i ri, për ta ndërtuar shtetin e ri, mendoj që viti 2008-2009 ka qenë viti i zhvillimit, ecjes, ndryshimeve që është parë mjaftë mirë.
Ndërsa në këtë një vit e gjysmë ka ra ai intensitet, kanë ra ato projekte nuk kanë ecur.
Dy sektorë që është dashur të shihet, politika e jashtme është një dështim, ka një ngecje, sepse nuk është politik e jashtme vetëm njohje, por politika e jashtme duhet t’i përshtatet zhvillimit të jashtëm”, ka thënë ai.

Limaj ka kritikuar se është një qeveri shumë të madhe, të sterngarkuar, me pesë zëvendëskryeministra që nuk duhet t’i ketë, pasi janë shumë.

Ai ka vlerësuar se qeveria është e brishtë, pasi nuk ka një partnerë të fuqishëm për shtyrjen e proceseve përpara.

“Ne kemi një koalicion të brishtë, të ligë dhe përgjegjësia kryesore është të kryeministri dhe ai nuk ka partnerë të fuqishëm për t’i shtyrë proceset, besa edhe numrat.
Ka shumë njerëz jo kompetentë që u mungon përgatitja dhe energjia, sikurse ka njerëz që janë shumë të përkushtuar.
Po të ishte një koalicion me i fuqishëm do të ishte një qeveri me e fuqishme. PDK-ja ka përgjegjësinë kryesore për t’i shtyrë proceset përpara, prandaj kemi një qeveri të brishtë sepse s’ka partnerë”, ka thënë Limaj.

Sipas Limajt kur u arrit fusnota ikën ministrat tjerë dhe mbetën vetëm ata të PDK-së,
“Duhet të kihet përgjegjësi, u fshihen nuk ka asnjë deklarim janë zhdukur. Partnerët duhet të shkojnë deri në fund. Reciprociteti kur u bë, u shkyshin kush po e merr meritën se kush e bëri reciprocitetin, e bëri qeveria jo individi, por kur erdhi fusnota u zhduken”, është shprehur Limaj.

Derisa sipas tij Ministri nuk duhet të dal jashtë shtetit kaq shumë në vizita.

"Ministri bëhet kuller, nuk u ka hije, duhet t’i kryej punët, duhet të punoj, duhet të dihet rezultati”, shtoi ai.

Ndërsa sa i përket opozitës Limaj ka thënë se nuk mjafton vetëm me kritikuar, por duhet me dhanë alternativa, jo vetëm të kritikohet qeveria.

“Kuvendi me i mirë ka qenë në legjislaturën e parë se sa që është tash. Duhet të respektohet rregullorja, ligji sepse nuk duhet të shkelet”, shprehet ai.

Ndërsa sa i përket zgjedhjeve në PDK, Limaj tha se në parti duhet të futet meritokracia, njerëz që kanë punuar që kanë treguar rezultate, dhe sa është vlerësimi nga vendbanimi prej nga vjen.

“Partitë duhet ta ndalin shpërblimin me poste, çoftë si ministër, anëtarë bordi, sepse kështu ndodh. PDK-ja është ajo që ka shpërblyer me së shumti njerëz me poste dhe për atë kemi ato probleme në Kuvend, për ata duhet të kemi kujdes”, ka thënë Limaj.

Ndërsa, futjen e Kadri Veselit në Politikë e ka vlerësuar se kush do që mendon me u fut në politikë, janë pretendime legjitime edhe veprime legjitime dhe se janë të mirëpritur për të dhënë kontribut aty ku munden. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)