17 Maj 2024

Limaj pro koalicionimit me AAK-në

Prishtinë, 18 shtator - Deputeti dhe nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Fatmir Limaj deklaroi mbrëmë se është pro një koalicioni me partinë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) të Ramush Haradinaj.  \"Për këtë kam qenë pro edhe me herët\", ka qenë përgjigja e Limaj.

Ai këtë e ka theksuar në emisionin \"Interaktiv\" të KTV, duke përsëritur qëndrimin se koalicioni me AKR e Behgjet Pacollit ka qenë një gabim strategjik për PDK-në.

Limaj ka drejtuar kritika dhe shqetësime lidhur me funksionimin e PDK-së dhe domosdoshmërinë e reformimit të saj.

Sipas tij, PDK ndodhet në një udhëkryq. “Partia Demokratike e Kosovës duhet të reformohet, sepse nëse kjo nuk ndodhë atëherë mund të dështojmë”, ka deklaruar nënkryetari Limaj. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)