17 Maj 2024

Limaj: PDK-së i duhet reformimi që të mbajë primatin

Prishtinë, 10 tetor - Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Fatmir Limaj ka deklaruar se në PDK kanë munguar vendimet, debatet, dhe mungesa e këtyre është reflektuar edhe në qëndrimet në Parlament dhe sipas tij, PDK nuk ka debat në këto tema të rëndësishme.
 
“Seanca e fundit në Parlamentin e Kosovës, më tepër besoj ka reflektuar gjendjen aktuale në të cilën gjendet vendi, në proceset e ndryshme të ndjeshme në të cilat po kalon vendi dhe që për zgjidhjet ose për zhvillimet e mëtutjeshme ka mendime të ndryshme. Ju e dini se një nga temat kryesore ka qenë privatizimi, besoj që është e qartë që kjo që ka ndodhur deri më tani në procesin e privatizimit, ka lënë shumë për të dëshiruar dhe probleme të ndryshme.\"

\"Nuk ka arritur të realizohet ashtu siç është pritur, jemi ballafaquar me fenomene të ndryshme në procesin e privatizimit dhe fatkeqësisht jo në pak ndërmarrje, procesi i privatizimit ka qenë i pasuksesshme në të kaluarën”, është shprehur Limaj në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Ai ka deklaruar se Partinë Demokratike të Kosovës e sheh si një parti e cila është e gatshme të hyjë në një reforme të thellë demokratike.

Limaj ka deklaruar se do të jap kontributin në ndryshimin dhe reformën e thellë të brendshme të PDK-së dhe zhvillimin e demokracisë.

“Këtu e shoh kontributin që unë dhe gjithë kolegët e mi duhet ta japim për reforma të thella në Partinë Demokratike të Kosovës. Kthimin e vendimmarrjes në Partinë Demokratike të Kosovës”, ka theksuar ai.

Sipas tij, duhet të bëhet thellimi i demokracisë në PDK dhe përgatitja e partisë për të marrë përgjegjësitë që i takojnë, qoftë para anëtarëve të saj, qoftë para qytetarëve me votën që e merr.

“Është imperativ, është e domosdoshme, që Partia Demokratike e Kosovës të shikojë në këtë drejtim. Çdo variant tjetër është i destinuar për të përcjellë fatin që e kanë pasur partitë tjera që kanë stagnuar në demokraci, ju kanë frikësuar demokratizimit, ju kanë frikësuar reformës dhe nuk kanë bërë hapin e domosdoshëm”, ka deklaruar Limaj.

Sipas tij, nëse PDK, nuk hyn në procesin e formimit dhe demokratizimit kjo parti do të humbas primatin në Kosovë. Limaj më tutje ka thënë se kryeministri Thaçi duhet të mbajë qëndrim për zhvillimet e fundit.

“Ne ende nuk e kemi dëgjuar qëndrimin e tij rreth aferës së Grandit, dhe duhet të presim qëndrimin e kryeministrit. Ne nuk mund të heshtim për këtë çështje, që besoj që është në interes të vendit. Nuk tejkalohet kjo aferë në heshtje, pres qëndrimin e tij, dhe pastaj do të shihet. Me analizat se si është qeverisja, besoj që së pari duhet të bisedojmë në Partinë Demokratike të Kosovës, të bëhet një analizë dhe pastaj mund t’i paraqesim publikisht qëndrimet tona”, ka thënë Limaj për REL. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)