14 Maj 2024

Limaj: PDK duhet ti nënshtrohet reformës së brendshme

Prishtinë, 1 shtator - Nënkryetari i PDK-së, Fatmir Limaj ka theksuar se PDK do të duhet ti nënshtrohet reformës së brendshme, në rast se synon që në zgjedhjet e ardhshme të fitojë Prishtinën.

“Partia ka gjasa të fitojë në Prishtinë siç ka fituar në Kosovë, nëse futemi në një reformë të brendshme”, ka thënë Limaj në një intervistë për \"Klan Kosova\".

Ai ka komentuar edhe zërat për kandidaturën e mundshme të Ministrit të Bujqësisë, Blerand Stavileci për komunën e Prishtinës.

\"Mendoj që jo vetëm Blerandi po edhe të tjerët, pas fillimit të zgjedhjeve në parti, partia vet do ta nxjerrë kandidatin e saj dhe jam i bindur që do zgjedhë kandidatin adekuat, i cili përfundimisht do ta bie Partinë Demokratike si fituese në Prishtinë”, ka nënvizuar Limaj, duke mos qenë i njohur për kandidaturën e tij.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)