18 Qershor 2025

Limaj e Krasniqi s'duhet të largohen prej PDK-së

Prishtinë, 27 dhjetor - Kadri Veseli ende beson në rikthimin e Fatmir Limajt e Jakup Krasniqit në PDK. Ish-Shefi i SHIK’ut ka thënë se Limaj e Krasniqi s’kanë arsye të ndahen prej Partisë së Thaçit. Veseli ka folur edhe kundër koalicionit me Ramush Haradinajt dhe pro një bashkëqeverisje me PDK-LDK.

Ish-Shefi i Shërbimit Informativ (SHIK), Kadri Veseli u ka bërë thirrje Fatmir Limajt e Jakup Krasniqit t’i kthehen PDK’së dhe të vazhdojnë rrugëtimin politik.

Në këtë mënyrë ai është pozicionuar sikurse Hajredin Kuçi, i cili ditë më parë tha se Limaj e Krasniqi mund të kthehen në PDK dhe të marrin pozitat që kanë pasur më herët.

Pavarësisht përplasjeve me deklarata sidomos në zgjedhjet e fundit, Veseli ka thënë se mospajtimet me Limajn e Krasniqin mund të tejkalohen lehtësisht.

“Kemi të bëjmë për një situatë që ka qenë pa ardhur unë në PDK, dhe ecila besoj se mund të tejkalohet shumë lehtësisht. Ka më shumë gjëra të cilat na bashkojnë sesa që na ndajnë”, ka thënë Veseli, në Zonën e Debatit në Klan Kosova.

Fatmir Limaj e Jakup Krasniqi kanë humbur pozitat që kanë pasur në PDK me ardhjen e Kadri Vesleit aty.Tash, Veseli mbanë pozitën e njëjtë që dikur kishte Fatmir Limaj.

Ndërkohë, disa kryetar të degëve të PDK’së në Kosovë kanë kërkuar përjashtimin e Limajt e Krasniqit nga PDK. Sokol Bashota, Isni Kilaj e Shukri Buja kanë thënë se Limaj e Krasniqi duhet të përjashtohen menjëherë për shkak se kanë ndikuar në humbjen e disa komunave nga PDK’ja.

Sidoqoftë, Zëvendëskryetari i Parë i PDK’së ka folur për Limajn e Krasniqin sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

“Nuk besoj se ka arsye për ndarje. Ata janë të mirëpritur në PDK”, ka thënë ai.

Madje, Veseil ka folur edhe në emër të Limajt e Krasniqit.

“Sot ata nuk duan ndarje, por duan afrim”.

“Z. Krasniqi dhe z.Limaj kanë vend në Partinë Demokratike të Kosovës, por edhe një herë duhet ta kuptojmë se PDK nuk është parti e individëve, as e z. Thaçi, as e z.Veseli”, ka shtua ai.

Fatmir Limaj e Jakup Krasniqi s’kanë pasur asnjëherë raporte te mira me Kadri Veselin, i cili ka marrë pozitën e dytë në PDK pas Konventës së fundit zgjedhore.

Në këtë Konventë kishin munguar Krasniqi e Limaj, pasi ky i fundit ndodhej në paraburgim nën akuza për krime të luftës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)