17 Maj 2024

Limaj dhe Krasniqi kërkojnë llogari nga Thaçi

Prishtinë, 27 shtator - Partia Demokratike e Kosovës shumë shpejt mund të ndahet në dysh.

Dy njerëzit më të fuqishëm të saj, pas kryetarit të partisë, nënkryetari i parë Fatmir Limaj dhe sekretari i përgjithshëm Jakup Krasniqi mund ta lëshojnë Partinë Demokratike të Kosovës, nëse partia vazhdon të drejtohet në mënyrë autokrate nga kreu i saj Hashim Thaçi.

Një burim i “Zërit” brenda takimit të fundit të Kryesisë së PDK-së, ka zbuluar detaje se si ka shkuar kjo mbledhje.

Sipas këtij burimi, ishte nënkryetari i parë, Fatmir Limaj, ai i cili ka kërkuar llogaridhënie nga kryetari Thaçi për të gjitha zhvillimet që kanë ndodhur në vend tash e sa kohë, e për të cilat nuk është mbledhur asnjëherë organi më i lartë drejtues i partisë- Kryesia

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)