14 Maj 2024

Limaj: Asnjë koalicion s`vendos për Kosovën

Prishtinë, 29 gusht - Nenkryetari i parë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Fatmir Limaj, thotë se Qeveria e Kosovës para se të hyjë në negociata me Serbinë duhet që ta zhvillojë një dialog të brendshëm me të gjitha institucionet e tjera dhe me gjithë spektrin politik në vend, për të pasur një qëndrim unik dhe jo që të hyjë në to pa plan dhe pa kushtëzime.

Limaj në një intervistë për “Zërin”, thotë se për fatin e Kosovës nuk mund të vendosë as PDK-ja e as AAK-ja. Sipas tij, pardon i këtij vendi është populli i Kosovës.

“Dhe nëse mendoni se ju që keni qenë në UÇK edhe mund të bëni çfarë të doni me Kosovën, gaboni rëndë. Kosova është pak më e madhe, pak më ndryshe”, thotë Limaj.

Sipas tij, për ndryshimin e koalicionit deri më tani asnjëherë nuk është diskutuar në Kryesinë e partisë. Ai mendon se para kësaj, PDK-ja duhet t`i bëjë llogaritë së pari me partnerin e tanishëm të koalicionit, AKR-në.

Deputeti Limaj thotë se Prishtina zyrtare duhet të krijojë kushtet e nevojshme për një dialog me rezultate dhe në të mirë të qytetarëve të Kosovës.

Ai thotë se me liderët serb mund të bisedohet vetëm atëherë kur të ata të kërkojnë falje për krimet e bëra dhe i shërbëjnë të gjitha institucionet serbe nga territori i Kosovës.

Limaj thotë se për veriun nuk do të jepet asgjë më shumë se Pakoja e Ahtisaarit, sepse siç shprehet ai “ky është kompromisi më i dhimbshëm që ka bërë Kosova”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)