04 Maj 2024

Ligji për kontroll të kufirit është tërësisht ligj i ri

Prishtinë, 23 nëntor - Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt takimi i dytë i Forumit për Siguri. Në këtë takim morën pjesë: zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, përfaqësues të ICITAP-it, EULEX-it dhe zyrtarë të lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Në këtë Forum për Siguri u diskutua për rishikimin e Ligjit për të huaj, rishikimin e Ligjit të ri për azil, Ligjin e propozuar mbi kontrollin e kufirit etj.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, theksoi se ky Forum tashmë është një mekanizëm i brendshëm i MPB-së, i cili po punon vazhdimisht rreth çështjeve që kanë të bëjnë me sigurinë.

“Ligjshmëria është shumë e rëndësishme dhe do të mundohemi që t’i zbatojmë këto ligje. Është e rëndësishme që të diskutohen dhe adresohen çështjen të kanë të bëjnë me kriminelët, krimin e organizuar dhe rreziqet ndaj sigurisë kombëtare në Kosovë dhe regjion”, tha zëvendësministri Zeka.

Gjithashtu, në këtë Forum u bë e ditur se Ligji për të huaj është plotësim ndryshim ndërsa Ligji për kontroll të kufirit është tërësisht ligj i ri.

Në këtë Forum u vendos që të krijohet grupi punues për hartimin e udhëzuesit për funksionimin ndërmjet Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Departamentit për Migrim dhe të Huaj të Policisë së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)