17 Maj 2024

Ligji për Konfiskim kërkohet të kthehet në Qeveri

Prishtinë, 25 shtator - Forumi Këshillues i OJQ-ve për pakon Ligjore Antikorrupsion ka organizuar të martën një konferencë për media, para Kuvendit të Kosovës, ku ka shprehur edhe njëherë pakënaqësinë për projektligjin për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e Pasurive të Fituara me Anë të Veprave Penale të dërguar nga Qeveria në Kuvend.

Besnik Ramadani ka thënë se forumi në vazhdimësi ka kërkuar që të hartohet një ligj i cili do ti përgjigjej  rrethanave të krijuara në Kosovë  pas vitit 1999.

"Një ligj i cili do të mund të vendoste  një standard për hetimin dhe konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme në një procedurë të shkurtuar dhe të shpejtë", ka thënë ai.

Me këtë rast, u është bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të mos e votojnë këtë projektligj që të kaloj leximin e parë në Kuvend dhe të vazhdoj procedurën drejt miratimit, mirëpo ta rikthejnë në Qeveri dhe të jepen rekomandime se si të ndërtohet ky projektligj në mënyrë që të kemi një ligj që do të ndihmojë rregullimin e fushës, se sa të krijojmë në ligj sa për të shtuar një numër ne legjislacionin penal dhe për të plotësuar  gjoja një standard evropian drejt liberalizmit të vizave dhe proceseve integruese evropiane.

Forumi Këshillues që përbëhet nga disa OJQ, kërkon që ky projektligj të ketë një emërtim të qartë kundër pasurisë së fituar në mënyrë të kundërligjshme, e cila do të hiqte konfuzionet rreth interpretimeve; Që ligji  të drejtohet kundër pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme dhe jo kundër individit; Që barra e provës të jetë e individit, që obligimi për ta arsyetuar pasurinë e atakuar t’i vihet bartësit të kësaj pasurie, në të gjitha fazat e procedurës; Që hetimi dhe konfiskimi i kësaj pasurie të ketë elemente prapavepruese të pakufizuar dhe mos të jetë i lidhur me një veprim të caktuar; dhe së fundi Që procedura e konfiskimit  të jetë civile dhe që të ketë mekanizma përkatës për konfiskim  në secilin institucion.

Në këtë formë si është, ky projektligj është duplifikim i kodit penal, ka një emërtim jashtë standardeve dhe praktikave jurdike, që nuk ka kuptim të quhet ligj për Kompetenca të zgjeruara.

"Par, siç shihet, projektligji aktual ka kufizime të mëdha për ta hetuar pasurinë e fituar në mënyrë të paligjshme, sepse veprën e caktuar penale e ka vendosur në mes për ta penguar hetimin. Po ashtu ky projektligj nuk lejon hetim të veçantë për pasurinë e fituar në mënyrë të paligjshme."
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)