15 Maj 2024

LDK s’mund të anashkalohet

Prishtinë, 28 gusht  - Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Lutfi Haziri në një intervistë për “Epokën e re” ka thënë se Thaçi e Mustafa duhet të ulën e të bisedojnë për procesin e dialogut.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Lutfi Haziri në një intervistë për “Epokën e re” ka thënë se pa LDK-në asnjë proces nuk mund të mbyllet i suksesshëm. Ai ka thënë se çdo proces që pretendohet të mbyllet pa LDK-në do të jetë i lëndueshëm, i diskutueshëm dhe mund të jetë i dështuar.


“Edhe në vitin 2006 kur PDK-ja ishte   në opozitë,  LDK-ja pati vlerësuar se pa të nuk mund të mbyllet procesi i statusit të Kosovës- pavarësisë, për arsye të rolit të saj historik dhe lidershipit që ka pasur në atë kohë.


Thirrja jonë në kuptimin e dialogut është kjo:  dialogu gjithmonë duhet të jetë i përgatitur mirë, i qartë dhe transparent, duke vendosur në plan të parë Kuvendin e Republikës së Kosovës”, ka thënë Haziri.

 
Deklaratën e nënkryetarit të PDK-së, Rrustem Mustafës, se në këtë fazë vendit i duhet një koalicion i madh PDK-LDK, Haziri nuk e sheh të realizueshme në këtë moment.

 “Në ketë fazë që jemi dhe në ketë ambient që jemi nuk po shoh asnjë fije që mund ta lidh LDK-në dhe PDK-në në një koalicion të përbashkët”, ka thënë Haziri. 


Ai ka bërë thirrje që në këtë kohë Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa duhet të ulën bashkë dhe të bisedojnë për të mirën e shtetit të Kosovës, duke i  harruar edhe njëri edhe tjetri mosrespektimin e  marëveshes së  Rambujes për qeverisje  të përkohshme dhe këtë   të  fundit për mandatin e presidentit.

 
“Natyrisht, se marrëdhëniet tona(PDK-LDK)  jashtëzakonisht i ka lënduar mosrespektimi i marrëveshjes për presidentin nën garantimin e faktorit ndërkombëtar. Kjo traumë e mashtrimit nuk do të harrohet shumë lehtë, sikurse PDK-ja që nuk e ka harruar asnjëherë moszbatimin e marrëveshjes së Rambuejes për Qeverinë e Përkohshme. Unë do të dëshiroja që të dyja këto të harrohen dhe për proceset e rëndësishme mos të vazhdohet t’i  qesim  fraza njëri-tjetrit”, ka thënë Haziri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)