15 Maj 2024

LDK: Qeveria Thaçi e paaftë për të ndaluar zjarret

Prishtinë, 27 gusht - Javët e fundit, zjarret kanë shkatërruar qindra hektarë pyje në vise të ndryshme të vendit. Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në një deklaratë për media ka thënë se vazhdimi i kësaj katastrofe tregon paaftësinë e Qeverisë së Kosovës për tu përballur me këtë gjendje të rendë dhe neglizhencën institucionale për të mbrojtur pasurinë kombëtare të Kosovës.

Deri tani, Kryeministri dhe Qeveria e Kosovës sipas LDK-së nuk ka qenë në gjendje që të thërrasin Këshillin për Siguri të Kosovës në mënyrë që të koordinojnë aktivitetet e parandalimit, shuarjes dhe shpëtimit nga zjarri të zonave malore.

Agjencioni për Menaxhimin e Emergjencave në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme deri tani  siç ka theksuar LDK, shihet që nuk posedon kapacitetet elementare të bëjë koordinimin dhe punën e saj për të ndalur këtë katastrofë.

\"Shumë zjarrfikës po mundohen me të gjitha mjetet të kryejnë punën e tyre, por ata janë lënë në mëshirën e fatit në terrene të rrezikshme për jetën e tyre.\"

LDK vlerëson lartë angazhimin e gjithë atyre zjarrfikësve që nuk po e kursejnë veten e tyre për të përmbushur detyrat që kanë.

LDK është e vetëdijshme për kapacitetet modeste teknike të institucioneve profesionale pasi që mungojnë edhe pajisjet më elementare të duhura si: bombolat për shuarjen e zjarrit, hidrantët, kamionët apo edhe helikopterët.

\"Sidoqoftë, mosinteresimi total i ministrave të linjës dhe qeverisë në përgjithësi flet për një realitet të hidhur ku nuk ekziston as edhe një deklaratë e vetme që tregon shqetësimin e këtyre zyrtarëve të shtetit apo edhe një thirrje për ndihmë  nga KFOR-i apo shtetet fqinje.\"

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)