07 Maj 2024

LDK: Qeveria nuk ka vullnet politik për luftimin e korrupcionit

Prishtinë, 13 tetor - Ekipi i Ekspertëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës për Politikat Evropiane mbajti sot një konferencë me gazetarë, në të cilën paraqiti qëndrimin e LDK-së për Raportin e Komisarit Evropian për Zgjerim.

Në emër të këtij Ekipi, gazetarëve iu drejtuar deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Lutfi Haziti, i cili tha se raporti i djeshëm që Komisari Evropian për zgjerim ka paraqitur, në raport me Kosovën, për LDK-në është shqetësues.

Ky raport, sipas Haziri, në bazë të të gjeturave që paraqet, tregon qartë se Kosova nuk ka bërë progres të rëndësishëm, apo nuk ka progres në asnjë fushë.

“Në veçanti për ne mbetet problematik, edhe më tutje, konstatimi që Kosova ka hyrë në një proces mashtrimi elektoral, konstatim të cilin ne e kemi bërë prej vitit 2010, dhe natyrisht një proces i mashtrimit elektoral që ka pasur ndikim kritik në rezultatin e përgjithshëm zgjedhor”, tha ai.

Haziri shtoi me tutje se “kjo parti e pakicës, e cila po menaxhon dhe po e udhëheq ekzekutivin e vendit, në bazë të këtyre rezultateve, ka treguar qartë që ka menaxhuar shumë keq buxhetin e shtetit, është ekzekutiv, i cili nuk ka arritur ta funksionalizojë rendin dhe ligjin, e ka rritur shkallën e lartë të korrupcionit, krimit të organizuar dhe mbi të gjitha mungesën e vullnetit politik për t’i adresuar dhe për t’i luftuar këto dukuri”.

Natyrisht, vijoi Haziri, roli i LDK-së, në Parlament dhe në instuticionet e tjera ka qenë konsesual. Duke qenë partia më e madhe opozitare, e cila përmendet edhe në Raportin e Progresit, roli ynë ka qenë në ruajtjen e kushtetueshmërisë, kemi qenë gardianë të kushtetutës në rastin e Presidentit dhe politikisht kemi qenë të angazhuar që zgjedhja apo kriza presidenciale të kalojë sa më shpejt në Kosovë, në mënyrë që procesi i stërzgjatur zgjedhor të mos ndikojë në jetën e qytetarëve.

“Roli ynë konsesual ka qenë dhe është bërë në emër të qytetarëve,  aspirata e të cilëve është jetike. Sot qytetarët e Kosovës janë pjesë e kulturës evropiane, janë me aspiratë evropiane dhe, natyrisht, kemi punuar shumë që kjo aspiratë apo kjo rrugë politike të shkurtohet sa më shumë”, pohoi Lutfi Haziri.

Ndërkaq, për çështjet e tjera që përmend ky raport, kryesisht të aspektit teknik, foli deputetja e LDK-së në Kuvendin e Republikës së Kosovës, znjsh. Vjosa Osmani, e cila, duke u ndalur në disa fusha veç e veç, vuri re se progresi i limituar që paraqitet në disa prej fushave, pa marrë parasysh a po flasim për sundimin e ligjit, për fushën ekonomike, apo për ndonjë fushë tjetër, ka të bëjë kryesisht me miratimin e ligjeve.

Megjithatë, vijoi ajo, ne si Lidhje Demokratike e Kosovës në çdo moment, në veçanti si parti kryesore opozitare në Kuvend, e kemi paraqitur brengën tonë lidhur me miratimin e këtyre ligjeve, që ka të bëjë me dy aspekte kryesore.

E para sipas saj shumica e ligjeve po miratohen dhe pastaj po mbesin në sirtaret tona pa asnjë pikë zbatimi, mbi të gjitha për shkak të mungesës të vullnetit politik për zbatimin e tyre, që ka të bëjë sidomos me fushën për luftimin e korrupsionit të krimit të organizuar; dhe e dyta, sepse po miratohen ligje që nuk kanë buxhet, që nënkupton pëseri se Qeveria nuk ka vullnet që këto ligje, pasi që hyn në fuqi të zbatohen.

“Problemi i zbatueshmerisë së ligjeve përmendet si një ndër sfidat kryesore në Raportin e Progresit në të gjitha fushat. Megjithatë, ajo që është çështja më shqetësuesej, që është konfirmuar edhe në Raportin e Progresit, janë sfidat ekonomike.\"

Osmani ka theksuar se kjo qeveri e ka konfirmuar që në fillimin e mandatit se është vetëm qeveri harxhuese, që nuk di ta menaxhojë buxhetin.

\"Deficiti i buxhetit ka arritur një shkallë që nuk ka qenë në asnjë moment që kur Kosova është bërë shtet i pavarur, dhe mbi të gjitha i ka sjellë Kosovës një keqpërdorim të të mirave publike, por, mbi të gjitha për shkak të mbajtjes së të disa premtimeve elektorale, ka rrënuar dhe ka prishur raportet me Fondin Monetar Ndërkombëtar që domosdoshmërisht kanë ndikuar pastaj edhe në prishjen e raporteve me Komisionin Evropian”, tha deputetja Osmani,

Ajo rikujtoi se të gjitha këto konfirmohen në detaje në Raportin e Komisionit Evropian, edhe pse Qeveria në çdo moment ka tentuar që këtë rrënim të Raportit me FMN-në ta paraqet si sukses, që edhe një herë ka treguar që vërtet mendon që qytetarët e Kosovës nuk e kuptojnë realitetin, por është e kundërta, e kemi parë nga një raport me FMN-në, raport fitimprurës nga i cili kemi fituar fonde, kemi kaluar në një “marrëveshje për monitorimin e stafit”, nga i cili Kosova nuk ka përfituar asnjë cent gjatë këtij viti dhe vihet në dyshim, në qoftëse do të kthehet në nivelin e marrëveshjes që e ka pasur më herët.

Lidhja Demokratike e Kosovës, në çdo moment, e ka përmendur se mungesa e vullnetit politik për të zbatuar ligjet do ta çojë Kosovën në një rrugë që vërtet thjesht do ta kthejë mbrapa në rrugën e saj evropiane.

Sundimi i Ligjit është një prej kritereve kryesore për anëtarësim në BE. Nuk ka ndonjë progres në këtë aspekt. Fatekeqësisht, në veçanti për shkak se këto ligje po miratohen sa për sy e faqe, për të plotësuar një kriter që domosdoshmërisht është vetëm një dokument, mirëpo nuk ka asnjë “cent” buxhet për zbatimin e tyre.

Më tej ajo potencoi gjyqësorin joefektiv dhe mbi të gjitha ndërhyrjet politike në sistemin gjyqësor, paanshmëria që përmendet edhe sivjet në Raportin e Progresit, tregojnë se nuk ka pasur në asnjë moment vullnet nga kjo Qeveri që të ndërpriten ndërhyrjet politike, në mënyrë që gjyqësori ta kryejë punën e vetë në mënyrë efektive.

“Në asnjë moment Kosova nuk do të mund të ecën përpara në fushat e tjera, në qëoftë se nuk ka gjyqësor efektiv, që lidhet drejtpërdrejt me sundimin e ligjit, sepse kjo në njërën anë u tregon investitorëve të huaj që ne nuk kemi një sistem juridik stabil, që vendimet e gjykatave nuk mund të ekzekutohen, që nuk ka paanshmëri dhe mbi të gjitha çka thotë politika, ashtu do të veprojë gjyqësori”, pohoi deputetaja e LDK-së, Osmani.

Sa i përket reformës së administratës publike, ajo tha se rritja marramendëse e posteve ministrore pa kurrfarë nevoje dhe kriteri është një prej kritikave që do të përmendet dhe me siguri që Kosova do të vazhdojë të jetë një rast sui generis sa i përket numrit të ministrive që nuk janë të nevojshme aty, por janë formuar si postet ministrore ashtu edhe ato të zëvendëskryeminisitrave, për t’i kënaqur apetitet e partnerëve të koalicionit.

“Kjo ka treguar edhe sa i mungon Qeverisë koordinimi në shumë fusha, që mbi të gjitha e ka dëmtuar fushën e politikës së jashtme dhe është dëshmuar edhe një herë se kriteret e vetme për punësim në administratë kanë qenë nepotizmi dhe përkatësia partiake”, vijoo Osmani.

Ajo e cilësoi këtë dukuri si jashtëzakonisht shqetësuese, ajo pohoi se kjo ka ngritur nivelin dëshpërimit të qytetarëve të Kosovës; nuk ka asnjë të ri që sot e kryen Fakultetin dhe përfundon në punën që e meriton, për shkak të meritokracisë.

“Meritokracia, siç përmendet edhe në Raportin e Progresit, mungon në çdo nivel të institucioneve. Madje-madje, gjatë këtij viti kemi pasur edhe një rritje marramendëse të numrit të të rinjve që kanë nivel të lartë të arsimit, por që nuk gjejnë punë, rreth 4000 mijë. Kjo edhe një herë po tregon se nuk ekziston ajo lidhja direkte në mes të përfundimit të shkollimit dhe punësimit që ekziston në çdo shtet normal”, theksoi Osmani.

Sipas deputetes Osmani, shqetësuese është edhe tendenca e Qeverisë për të hequr vëmendjen e kritikat e Raportit të Progresit duke folur për liberalizimin e vizave. Porse, shtoi ajo, të gjithë duhet ta kuptojmë që këto janë dy procese të ndara, e mbi të gjitha ta kuptojmë se liberalizimi i vizave nuk është rezultat i procesit të dialogut, assesi.
 
Ndërkaq, duke i komentuar përpjekjet e Qeverisë së Kosovës që për dështimet e saj evidente, të cilat i ka cekur edhe Raporti i Progresit, ta faqjësojë opozitën, z. Haziri theksoi se tendenca e Qeverisë së Kosovës për t’i ndarë me të tjerët dështimet e veta, s’është asgjë tjetër përpos tendencë për ta fshehur mospunën në këtë qeverisje, harxhimin e buxhetit, harxhimet e këqija dhe në format më abuzive të mundshme që janë realizuar.

“Në raport përmendet edhe roli i Kuvendit dhe roli konstruktiv i LDK-së në zgjedhjen e persidentit, të krizës institucuionale, përmendet roli i Komisionit Parlamentar për Integrime si rol më pozitiv sesa herave të kaluara, po ashtu edhe rezoluta që e kemi ofru ne dhe që është votuar në Parlement për agjendën evropiane”, tha Haziri.    

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)