04 Maj 2024

LDK: PDK e frymëzuar nga një logjikë staliniste

Prishtinë, 22 nëntor - Lidhja Demokratike e Kosovës tendencën e PDK-së për të ndryshuar Ligjin për Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës e konsideron të dëmshme, të papranueshme dhe të frymëzuar nga një logjikë staliniste.

PDK-ja sipas LDK-se synon të shtetëzojë ASHAK-në, për të vënë kontroll politik e ideologjik mbi institucionin më të lartë të dijes, shkencës dhe të kulturës në Republikën e Kosovës.

"PDK-ja nuk ka dhënë asnjë shpjegim të vërtetë për këtë tendencë, por, pasi pagoi rëndë Rexhep Qosjen, me paratë e qytetarëve të Kosovës, duke shpërdoruar fondin për shkencën, e obligoi këtë të fundit që të dalë e ta përkrahë tendencën e mbrapshtë të PDK-së dhe në të njëjtën kohë ta shajë LDK-në, lidhur me në çështje me të cilën LDK-ja nuk ka të bëjë."

Por, Qosja arsyet i ka të forta, meqë 220 mijë euro për disa të shara nuk janë pak. Problemi është ky, PDK-ja dhe Qosja këto 220 mijë euro na i vodhën ne qytetarëve të Kosovës. Arsyeja tjetër e Qosjes është edhe më e zezë, ai ëndërron institucione të kontrolluara nga partia të cilës i shërben, institucione në të cilat njerëzit dërgohen siç është dërguar ai në ASHAK në kohën e tij.

Rexhep Qosja nuk arrin të dallojë veprimtarinë shkencore nga ajo politike, prandaj çuditet se si një njeri i shkencës, duke qenë edhe politikan, zgjidhet anëtar i ASHAK-së. ASHAK-ja zgjedh sipas ligjit pozitiv dhe vullnetit të vet e jo si në kohën e Qosjes, me pusullat apo firmat e Komiteteve të LKJ-së.

Rexhep Qosja i ka të vjetruara mësimet për formatin dhe Ligjin për ASHAK-në, meqë ai nuk ka kaluar kurrë procedura zgjedhjeje. Njeriu i dërguar në ASHAK nga ish-Komitetit Krahinor i LKJ-së, nuk ka si i mëson të tjerët për rregulla demokratike të zgjedhjes. Po ashtu, i njëjti nuk e di nga i bie ASHAK-ja, meqë aty nuk ka shkelur me dekada, edhe pse vijon të marrë rrogë nga ASHAK-ja, pra nga taksat e qytetarëve të Kosovës.

Rexhep Qosja duket që po ëndërron edhe një “revolucion të vonuar demokratik”, por tani në Kosovë. E sigurojmë atë që do të shkojë nga kjo botë i dëshpëruar, sepse një të tillë nuk do ta lejojnë qytetarët e Kosovës. Po të donin një gjë të tillë, ata do ta kishin votuar Qosjen me më shumë se 0.4 % të votave në humbjen e tij të turpshme.

LDK-ja në asnjë rast nuk do të lejojë që të denigrohet nga askush.

LDK-ja do të mbrojë institucionet e dijes, të shkencës e të dijes.

LDK-ja do të mbrojë institucionet e shtetit që ka ndërtuar vetë, me ndihmën e të gjithë qytetarëve të Kosovës.

LDK-ja do të flasë hapur për të gjithë denoncuesit e mashtruesit, brenda e jashtë Qeverisë së PDK-së, vullnetarë qofshin ata, apo të paguar.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)