03 Maj 2024

LDK: Kosova ka ngecur në 2011

Prishtinë, 5 janar - Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë se ka përcjellë me kujdes zhvillimet gjatë vitit 2011 dhe ka vlerësuar se Kosova në shumë fusha ka ngecur ose ka shënuar edhe regres sa i përket zhvillimeve në vitin që shkoj.

Sipas LDK-së, me këtë qeverisje, Kosova po identifikohet gjithnjë e më shumë në arenën ndërkombëtare si vend ku cenohet ligji dhe askush nuk ndëshkohet, ku abuzohet me votën e qytetarit, një vend me ekonomi të sfilitur, papunësi ekstreme dhe varfëri të thellë, me shumë konflikte të interesit në procesin e stërzgjatur të privatizimit etj.

Viti 2011 sipas LDK karakterizohet me mbi 220 mijë lëndë të pa zgjidhura nga fusha civile paraqesin rrezik permanent për manipulim dhe për ngritjen e strukturave jo formale dhe kriminale.

LDK vlerësoi se me të drejtë, raportet ndërkombëtare i cilësojnë vendimet e gjyqësisë si arbitrare dhe të paparashikueshme në aspektin ligjor, ndërsa prokurorinë si organ që jo rrallë përdoret për qëllime politike.

\"Në Kosovë, rendi dhe ligji është vështirë të implementohet nga zyrtarë dhe institucione të dala nga votime thellësisht të manipuluara, të cilat nga vëzhgues ndërkombëtarë i cilësuan si vjedhje industriale e votave. Kështu, sot kemi qeveritarë dhe institucione që kanë probleme me kredibilitetin dhe legjitimitetin tyre karshi qytetarëve\", thuhet në vlerësimin e kësaj partie.

Perspektiva e zymtë ekonomike u reflektua në rënie të investimeve të jashtme direkte, në ndërkohë që Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është e fokusuar në ndërrimin e stafit në shumicën e resorëve dhe agjencive që janë nën menaxhimin e kësaj ministrie.

Raporti i Progresit për vitin 2011 konfirmoi se Kosova ka ecur nga prapa në shumë fusha të zhvillimit ekonomik dhe social. Ndërsa sipas OKB-së, në mungesë të perspektivës në vend, Kosova e zë vendin e tretë në botë për nga numri i azilkërkuesve.

Bujqësia mbetet nën mëshirën e përkrahjes nga donatorët. Qeveria ka aplikuar një qasje krejtësisht politike në ndarjen e subvencioneve. Bujqësia sot karakterizohet: me bujq të dëshpëruar, me ara dhe vreshta të pa vjela, me shumë qytetarë që lëshojnë vendbanimet e tyre dhe regjistrohen si të papunë në zyrat e punësimit, me import enorm të produkteve ushqimore në ndërkohë që kulturat bujqësore mbesin të pa vjela.

Pas shumë kritikave, dështoi privatizimi i PTK-së. Kjo kompani është kthyer në ent punësimi të familjarëve të zyrtarëve qeveritarë dhe të militantëve të PDK-së, duke u rritur punësimi me 25% në ndërkohë që fitimi ka rënë për 25%.

Me këtë qeverisje, sipas tyre vendi po identifikohet me politika ekonomike dhe fiskale që reflektojnë nevojën e përmbushjes së premtimeve të pabaza elektorale e jo zhvillimin ekonomik, me arsim skajshmërish të politizuar dhe me cilësi të paktë e në rënie, me pacientë që ikin jashtë vendit për tu shëruar në ndërkohë që harxhohen qindra mijëra euro për asgjësimin e barnave të skaduara, me politikë të jashtme kaotike duke u përzier kompetencat në mes të gjashtë zyrtarëve për politikë të jashtme, me hapje të negociatave të dështuara qysh në fillim dhe me shkatërrim të strukturës dhe të stafit diplomatik ende pa u formuar si duhet”, thuhet në njoftim.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)