15 Maj 2024

LDK kërkon respektimin e marrëveshjes për presidenten

Prishtinë, 25 korrik - Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, ka shqyrtuar situatën e krijuar pas interpretimit nga ana e Gjykatës Kushtetuese të propozim-neneve për reformën kushtetuese.

Lidhja  Demokratike e Kosovës konsideron se marrëveshja politike e nënshkruar nga kryetari i PDK-së, z. Hashim Thaci, kryetari i LDK-së, z. Isa Mustafa, ai AKR-së, z. Behxhet Pacolli, e dëshmuar nga ambasadori i SHBA-ve, z. Kristofer Dell, dhe e pranuar si e tillë nga presidentja Jahjaga, gjatë negociatave dhe në fjalimin e saj në Kuvendin e Kosovës, nuk ka të bëjë me interpretimin e Gykatës Kushtetuese.

Nëpër mjet një komunikate për media, LDK-ja ka vlerësuar se marrëveshja politike, fjalë për  fjalë, është shndërruar në një rezolutë të Kuvendit të Kosvës dhe në bazë të asaj rezolute është votuar presidentja dhe janë krijuar komisionet për reformën kushtetuese dhe zgjedhore.

"Lidhja Demokratike e Kosovës edhe një herë shpreh vendosshmërinë dhe përkushtimin e saj për përmbushjen e marrëveshjes politike.

Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se marrëveshja duhet të implementohet në tërësi, duke përfshirë edhe afatet kohore të përcaktuara nga Kuvendi Republikës së Kosovës", thuhet në komunikatnë e LDK-së.

Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon nga palët nënshkruese, Thaci, Pacolli, Atifete Jahjaga dhe përfaqësuesi i Qeverisë së SHBA-ve, si inicuese dhe ndërmjetësuese, që ta respektojnë marrëveshjen në tërësi, që të mund të çohen përpara reformat dhe që vendi të ketë presidentin që do të dalë nga vullneti dhe nga vota e drejtpërdrejtë e qytetarëve të Kosovës.

Lidhja Demokratike e Kosovës thekson se respektimi i marrëveshjeve politike është normë elementare për funskionimin e jetës politike demokratike dhe të institucioneve të një vendi dhe se mosrespektimi i marrëveshjes në fjalë bën të pamundur që të arrihen marrëveshje të tjera.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)