15 Maj 2024

LDK: Kaos në organizimin e ministrive të Qeverisë Thaçi

Prishtinë, 23 gusht - Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) vlerëson se kaosi organizativ i Qeverisë Thaçi po ju kushton shtrenjtë qytetarëve të vendit si dhe po dëmtohet procesi i integrimeve evropiane. 


Qeveria Thaçi sipas LDK-së po tregohet tejet joefikase për shkak të organizimit të keq dhe jofunksional të dikastereve qeveritare.

\"Kjo qeverisje e dobët dhe pa plan po ju kushton taksapaguesve të Kosovës me shpenzime të larta për mallra dhe shërbime të cilat vetëm këtë vit janë rritur enorm me 60% krahasuar me vitin e kaluar. Me këto veprime Qeveria Thaçi po e dëmton vendin në perspektivën e tij drejt integrimeve evropiane\", thuhet në komunikatën e LDK-së.

Rasti më i freskët për këtë kaos organizativ sipas kësaj partie është vendimi i Qeverisë numër 08/84 i datës 19.07.2012, për të themeluar Departamentin për Ri-integrimin e Personave të Ri-atdhesuar në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Me këtë vendim është anuluar vendimi i marrë vetëm një muaj më herët, datë 20.06.2012 numër 10/79, me të cilin i njëjti departament u themelua në kuadër të Ministrisë së Integrimeve Evropiane.

LDK vlërëson se ky kaos institucionesh dhe vendimesh dëshmon paaftësinë e qeverisjes aktuale për zbatimin e obligimeve karshi procesit të liberalizimit të vizave dhe integrimeve evropiane.

\"Që nga konsolidimi i kësaj qeverie janë shfaqur vazhdimisht apetite për shumë ministri, agjencione dhe dikastere të panevojshëm dhe të papërballueshëm për kapacitetet e vogla buxhetore të Kosovës. I vetmi qëllim i rritjes së dikastereve ka qenë dhe mbetet punësimi i militantëve partiakë.\"

Numri tejet i madh i dikastereve po rezulton me përzierje të kompetencave dhe obligimeve në mes tyre, duke lënë detyra kyçe të pazbatuara si dhe plane e strategji të rëndësishme pa një adresë për llogaridhënie.

Kjo përzierje kompetencash shihet edhe në vrapimin e disa ministrave dhe zyrtarëve për të marrë lëvdatat për ndonjë rezultat që është arritur.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)