02 Maj 2024

LDK: Jakup Krasniqi është i mirëseardhur

Prishtinë, 4 tetor - Ndërmjet zyrtarëve të LDK-së dhe sekretarit të përgjithshëm të PDK-së, Jakup Krasniqi, besohet se janë duke u bërë negociata për kalimin e mundshëm të tij në radhët e partisë më të madhe opozitare.

Burime të gazetës “Tribuna Shqiptare”, kanë thënë se është pulsi i kryeparlamentarit aktual, i cili kohëve të fundit ka bërë akuza të rënda ndaj bashkëpartiakëve të tij, ndërsa vlerësohet se qëndrimi i tij në PDK është gati se i pamundur.

Ndërkohë, nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova, ka deklaruar për “Tribuna Shqiptare”, se tashmë është bërë ‘modë’ që dikush nuk është i kënaqur me partinë e vet dhe do të dalë në partinë tjetër.

“Takim me mua Jakupi nuk ka pasur për këtë çështje. Jakupi mundet me ardhë në LDK. Nëse do me u bo anëtar. Nëse i fiton votat është i mirëseardhur në strukturat udhëheqëse”, ka thënë Rugova. Ndërsa, kryeparlamentari Jakup Krasniqi nuk i është përgjigjur thirrjeve të gazetës për këtë çështje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)