13 Maj 2024

LDK dënon sulmin kundër ushtarëve të KFOR-it

Prishtinë, 19 qershor - Lidhja Demokratike Kosovës dënon ashpër sulmin me granata dore në kampin e KFOR-it, në vendkalimin kufitar 31, në Bërnjak, sulm nga i cili është lënduar një ushtar farncez i KFOR-it.

Lidhja Demokratike e Kosovës konsideron se sulmet e  tilla janë sulme direkte ndaj rendit dhe ligjit, sulme kundër forcave që kanë mandatin për të garantuar lirinë e lëvizje dhe një ambient të qetë e të sigurt për të gjithë qytetarët.

Lidhja Demokratike e Kosovës mbështet KFOR-in në përmbushjen  e misionit themelor që ka për të garantuar lirinë e lëvizjes dhe sigurinë në tërë territorin e Kosovës e në radhë të parë në Veri të vendit, pjesë në të cilën strukturat kriminale, të ndihmuara e të financuara nga Serbia, po e cenojnë në vijimësi rendin dhe ligjin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)