05 Maj 2024

LDD përkujtoi Presidentin Rugova

Prishtinë, 21 janar - "Presidenti Rugova ka pasur afërsi edhe institucionale me Dacin si një intelektual i kalibrit më të lartë në shtetin e Kosovës dhe ka pasur kënaqësinë të punonte me ju. Ka qenë kohë e vështirë me rreziqe të mëdhaja, por Juve si bashkëpunëtor çdoherë ju ka pasur afër."- ka thënë veç tjerash zonja Rugova.

Në gjashtë vjetorin e vdekjes së Presidentit të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, Kryetari i LDD-së, akademik Nexhat Daci, i shoqëruar nga Kryesia e partisë, dhe nga përfaqësues të degëve të LDD-së, ka bërë nderime tek varri i tij, ku dhe kanë vendosur buqetë me lule.

Në prononcimin e tij para mediave të shumëta, Kryetari Daci, ka thënë: “Gjashtë vjetori i vdekjës së Presidentit tonë të parë dhe historik i përngjanë atij janari kur ndërroj jetë Presidenti Rugova dhe të shpresojmë se kjo simbolikë është që filloj një vazhdimësi e mençurisë në politikën shqiptare në Kosovë dhe të mos paraqitën skena ose veprime të cilat e përkujtojnë një periudhë shumë para vdekjës së Presidentit Rugova."

"Ndoshta madhështia e figurave shihet që me distancën ato nuk po zvoglohën, por përkundrazi po rriten dhe po tregohet sa ka nevoj një shtet në formim e sipër për mençuri, për fisnikëri dhe për punë të përgjithshme për shtetin dhe popullin. Të shpresojmë se leksionet po fillojmë t’i mësojmë të gjithë”, ka theksuar Daci.
 
Kryetari Daci dhe kryesia e LDD-së, më pas janë pritur në familjen e Presidentit historik të Kosovës.

Duke iu drejtuar familjarëve kryetari Daci ndër tjera tha: “ LDD bashkëndjen me Ju, në veçanti në këto momente që janë shumë të rëndësishme për familjen por mbi të gjitha edhe për kombin dhe për Kosovën. Krenaria dhe mburrja juaj por edhe e jona që po e ndjekim shpirtërisht, ndoshta është lehtësuese për ju që me kohën, në rastin e Presidentit tonë nuk po zvoglohet as dhimbja as ndjenja për humbjen e tij, përkundrazi, po rritet dhe rrethanat e krijuara jo vetëm në Kosovë, por në krejt kombin shqiptarë janë të atilla që po shumfishohet vlera e veprës e punës dhe e jetës së tij dhe në LDD krijon një input të veçant, një mbushje e veçant e baterive që ta kthejmë rugovizmin, atë ndjenjë që na deshti krejt bota."

"Të gjithë miqtë kërkojnë që ajo rrugë të vazhdohet atje ku është ndërprerë. Sikur kjo periudhë, këto skena që po ngjajnë po kërkojë një zgjidhje një personalitet të kalibrit të tij, që është e pamundur ngase nuk lindin çdo ditë dhe nuk krijohen. Në situatën në të cilen jemi sot, asnjëherë nuk kemi qenë me Presidentin edhe pse kohërat kanë qenë shumë më të vështira. Ajo çka na bën të lumtur është se sa herë që ne po vijmë po shtohet familja Rugova dhe kjo është kënaqësi e veçant.”
 
Ndërsa bashkëshorja e Presidentit Rugova, zonja Fana, duke falenderuar për vizitën ndër tjera tha: “Më vjen mirë që keni ardhur në këtë ditë dhe që jemi bashkë ngase Presidenti Rugova Ju ka pasur bashkëpunëtor shumë të afërt. Presidenti Rugova ka pasur afërsi edhe institucionale me Dacin si një intelektual i kalibrit më të lartë në shtetin e Kosovës dhe ka pasur kënaqësinë të punonte me ju."

"Ka qenë kohë e vështirë me rreziqe të mëdhaja, por Juve si bashkëpunëtor çdoherë ju ka pasur afër. Presidenti kishte qëllim që të krijonte sa më shumë miq ndërkombëtar për Kosovën ngase thoshte se gjithmonë na ka munguar miqësia, s’kemi pasur miq por ai thoshte se miqtë duhet ditur edhe t’i mbajmë.”

Kryetari Daci dhe kryesia e LDD-së kanë marr pjesë edhe në akademinë përkujtimore për nder të Presidentit Rugova të organizuar nga Presidentja e vendit Atifete Jahjaga.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)