29 Prill 2024

LDD: Momenti i fundit për krijimin e unitet politik në Kosovë

Prishtinë, 17 tetor - Lidhja Demokratike e Dardanisë, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt të kryesisë të udhëhequr nga kryetari akademik Nexhat Daci.

Pikë kryesore e rendit të ditës ishte aktualiteti politik në Kosovë, për çka informoi Kryetari Daci: \"Skena politike në Kosovë, si gjithëhere kur zhvillimet kërkojnë unitet veprues për të mirën e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, të respektimit të Kushtetutës dhe ligjeve, ajo kurrë më e përçarë nuk bëhet.\"

\"Sikur nuk jemi të vetdijshëm si shtetas të Republikës së Kosovës ose si shqiptarë se zgjidhjet e planifikuara globale nuk përseritën as çdo vit as çdo decenie, ndoshta njëherë në shekull.\", ka thënë Daci.

Ky sipas tij është momenti historik kur shqiptarëve ju ofrohet shansi për të demonstruar se a kemi mësuar diçka nga e kaluara e largët dhe e afërt, a kemi mësuar të dijmë të ndërtojmë vetvetën, shtetin tonë dhe të jemi faktor i çmuar në politikën globale botërore. Si duket ende nuk kemi mësuar dhe kjo vlenë për të gjitha vendet ku ka shqiptarë. Shembulli më i keq është Kosova.

\"Aq shumë ka diversitet për të keq në Kuvendin e Kosovës, për zgjidhjen e problemit të sovranitetit dhe integritetit të Kosovës dhe në radhë të parë për veriun saqë habitet njeriu se vërtet a nuk ka forca që dijnë apo është më e keqja se nuk duan\"- ka shtuar kryetari Daci.

\"Përfaqësuesi i BE-së në Kosovë e ka bërë shumë të qartë se për veriun duhet një ide tjetër nga Planit të Ahtisarit. Partitë parlamentare shumë më lehtë mund të gjejnë pika tangjente për krim të organizuar ekonomik sesa për ta ruajtur shtetin.\"
LDD tërheq vërejtjen dhe kërkon që në momete të tilla historike të krijohet unitet veprues dhe për këtë pozita duhet të krijoj mjedis politik për ta ofruar opozitën e cila ekziston përshtypja se kurrë në historinë e re të Kosovës nuk ka pas interese aq të kundërta sesa tash.

\"Po shihet se sa i mungon LDD-ja jetës politike parlamentare në Kosovë për krijimit e një uniteti veprues\"-ka përfunduar kryetari i LDD-së.

LDD-ja formoi edhe një grup punues në përbërje nga nënkryetarët: Besa Gaxherri, Lulzim Zeneli dhe Fadil Geci, sekretari i përgjithshëm Hajrush Bajraliu, kryetarja e Forumit të Gruas Ilirjana Gafuri dhe kryetari i Forumit të Rinisë, Muharrem Krasniqi, grup ky i cili do të merret me përgatitjen dhe sensibizilimin e zgjedhjeve në kuadër të partisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)