LDD me mbi 200 anëtarë të rinj
Prishtinë, 22 qershor - Në qytetin Bad Neuenaher me rrethinë në Gjermani, në një atmosferë madhështore në Lidhjen Demokratike të Dardanisë aderuan mbi 200 anëtarë të ri.
Njëkohësisht është themeluar edhe nëndega e LDD-së dhe janë zgjedhur organet e saj drejtuese. Mit'hat Thaçi është zgjedhur kryetar i kësaj nëndege.
Kuvendi Zgjedhor u vlerësua shumë i suksesshëm, ndërsa kryetari i Degës së LDD-së në Gjermani Qemajl Kryeziu u zotua se këso kuvende do të organizohen edhe në mjedise tjera si në Mynhen dhe pjesët tjera të Gjermanisë ku ka shqiptarë.
Në këtë kuvend delegatët dhe kryesia e sapozgjedhur e kësaj nëndege u zotuan se do ta mbështesin fuqishëm në të gjitha format LDD-në dhe liderin e saj, akademik Nexhat Dacin.