27 Prill 2024

LDD mbështet fuqishëm aksionet e KFOR-it

Prishtinë, 4 qershor - Nën kryesimin e kryetarit të LDD-së, akademik Nexhat Daci, është mbajtur sot mbledhja e kryesisë së LDD-së, me kryetar të degëve. Në fillim të takimit kryetari Daci i ka njoftuar të pranishmit me aktualitetin politik në Kosovë me theks të veçant në veriun e vendit.

“Jemi dëshmitarë se rrjedhat politike nuk kanë ndryshuar për të mirë. Nuk ka ndonjë lëvizje që do të injektonte optimizëm, qoftë sa i përket fqinjeve qoftë institucioneve tona të cilat janë përgjegjëse për jetën e qytetarëve të Kosovës. Ka një çështje pozitive dhe kjo është se KFOR-i ka filluar ta marr më seriozisht obligimin e vet që e ka sipas rezolutës së OKB-së, dhe veçanërisht është për ta përshëndetur koha kur është aktivizuar. I kemi parë deklaratat e presidentit të ri të Serbisë, deklarata që janë luftënxitëse dhe që ftojnë për jostabilitet në rajon dhe këtu nuk kemi se si mos ta gjejmë përgjegjësinë e institucioneve tona por edhe të bashkësisë ndërkombëtare që e ka për obligim me rezolutë ruajtjen e kufinjëve, ruajtjen e paqës dhe të lëvizjës së lirë.\"

\"Ditëve të fundit ka hapa pozitiv dhe LDD e përkrah hapin e qeverisjës tonë, në marrëveshje me bashkësinë ndërkombëtare për depërtimin në veri në mënyrë institucionale. Hap jo i plotë por pozitiv, por që duhet me mençuri të inkorporohet duke i inkorporuar qytetarët në veri, pra serbët por edhe shqiptarët.  Por, nëse edhenjëherë ka tërheqje prapa atëherë kjo qeverisje duhet të shkoj komplet, me vullnetin e popullit, sepse nuk ka kohë shtesë. Është koha kur Kosova duhet të marr vendime të përgjegjëshme për shtetësinë e vet dhe për qytetarët e vet”- ka thënë veç tjerash kryetari Daci.

Sa i përket procesit zgjedhor që do të mbahet në Kaçanik, nënkryetari i partisë, Lulzim Zeneli ka shtuar se; “LDD duhet të korrespondoj me atë se duhet të ndërtoj urë të bashkëpunimit me subjektet politike të cilat kanë predispozita të ndëtojnë një vizion të përbashkët. Kemi sinjale dhe oferta për koalicione në Kaçanik dhe kjo tregon se LDD shihet si subjekt që mund të ndërtoj partneritet me subjektet tjera. LDD do t’i shqyrtoj mundësitë dhe ofertat dhe përkundër faktit se nuk marrim pjesë me kandidatin tonë, për arsye objektive, do të dalim si subjekt që do të jetë një akter i rëndësishëm në zgjedhjet në këtë komunë.

Ndërsa duke folur rreth aktivitetit të partisë, nënkryetarja e LDD-së, Besa Gaxheri ndër tjera ka thënë se se: “Situata politke në Kosovë, në përgjithësi, e thërret LDD-në sepse, mos të flasim për partinë në pushtet, por as partitë opozitare nuk po e luajnë rolin të cilin e kërkon vendi andaj për ne ka vend për të punuar dhe për tu kthyer aty ku e kemi vendin dhe prej nga jemi larguar si pasojë e vjdhjeve të votave të qytetarëve tanë, pra në kuvendin e Kosovës.”

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)