03 Maj 2024

LDD afër bashkimit më AAK-në

Prishtinë, 4 shkurt - Lidhja Demokratike e Dardanisë (LDD) është shumë pranë bashkimit me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Kështu kanë bërë të ditur burime të “Zërit” të afërta me këto parti.

Sipas këtyre burimeve, kryetari i LDD-së Nexhat Daci para disa dite është takuar me deputetin e AAK-së, Daut Haradinaj, ku ka shprehur interesim për kalimin e partisë së tij në radhët e AAK-së.

“Para dy jave Daut Haradinaj ka zhvilluar një takim privat me kryetarin e LDD-së Nexhat Daci, ku ky i fundit ka shprehur interesim që LDD-ja të bashkohet me AAK-në, në mënyrë që të jenë të gatshëm para zgjedhjeve parlamentare. Megjithatë, nuk është marrë asnjë vendim. Pritet që edhe në të ardhmen të ketë bisedime për këtë çështje”, ka thënë ky burim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)