14 Maj 2024

LB: Kosova pa agjendë në bisedimet me Serbinë

Prishtinë, 29 gusht - Lëvizja për Bashkim mbajti konferencë për media ku u trajtuan disa tema si nisja e paralajmëruar e dialogut politik me Serbinë,  Inicimi i mocionit në Kuvendin e Kosovës nga Lëvizja për Bashkim në lidhje me kodin telefonik +355 si dhe Padia që LB ka ngritur në Gjykatën Supreme ndaj KQZ-së në lidhje me ndarjen e Fondit për mbështetjen e Subjekteve Politike.

Sa i përket nisjes së paralajmëruar të dialogut politik me Serbinë, për çka foli Driton Avdiu, anëtar i Kryesisë së LB-së, u theksua se rreziku më i madh Kosovës nuk i vjen nga nisja e dialogut politik me Serbinë por nga mungesa e një platforme të përbashkët politike të subjekteve politike shqiptare mbi bazën e së cilës do të ndërtohej pozicioni i palës sonë.

Në këtë mënyrë, Kosovës do të mund t’i imponohej agjenda e të tjerëve dhe do të mund të dëmtoheshin në aspektin afaftgjatë interesat tona kombëtare.

Ndwrkaq, deputeti Agim Kuleta foli për mocionin që Lëvizja për Bashkim ka inicuar në Kuvendin e Kosovës për zëvendësimin e tri kodeve të huaja telefonike me kodin telefonik të Republikës së Shqipërisë +355  dhe dëmet që i ka Kosova nga vazhdimi i shfrytëzimit të prefiksit telefonik të Serbisë +381, dëme këto që mund të profilizohen në tri fusha: atë ekonomike, të sigurisë shtetërore dhe  politike.

Për çështjen e ngritjes së padisë nga Lëvizja për Bashkim ndaj KQZ-së në Gjykatën Supreme, foli zëdhënësi i LB-së dhe i ngarkuari me këtë çështje, Dren Shahini, i  cili tha se LB që nga përfundimi i zgjedhjeve të 2010-ës asnjëherë nuk është mbështetur financiarisht nga KQZ, mbështetje që i takon edhe ligjërisht si subjekt që përfaqësohet në Kuvendin e Kosovës me dy deputetë.

Më tutje ai shtoi se KQZ, duke adresuar mjete financiare tek organizata të paregjistruara politike bënë shkelje të rëndë të ligjit. Në këtë mënyrë, duke shpërdoruar “Fondin për Financimin e Subjekteve Politike” e dëmton rëndë buxhetin e Republikës së Kosovës.

Ai nënvizoi se shqetësimi më i madh në këtë aspekt konsiston në atë se KQZ, me financimin e  “Nismës Qytetare”, e cila me ligj shuhet 45 ditë pas ditës së zgjedhjeve, krijon precedentë juridik, shumë të dëmshëm për të ardhmen!

Zëdhënësi i LB-së, duke folur për mënyrën e ndarjes së fondit nga KQZ-ja, tha se është krijuar një situatë absurde ku Lëvizja për Bashkim, edhe pse subjekt i regjistruar, është i vetmi subjekt politik i përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës që nuk mbështetet financiarisht nga buxheti i Republikës së Kosovës.

Ndërsa, Lëvizja Vetëvendosje, edhe pse e paregjistruar, që në Kuvend përfaqësohet me 12 deputetë i merr mjetet financiare për 14 deputetë. Pra, edhe për dy deputetët e Lëvizjes për Bashkim. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)