LB: Kosova e Serbia kanë ende çështje të pazgjidhura

(LB)Prishtinë, 13 korrik - Lëvizja për Bashkim nëpërmjet një deklarate për media thekson se kjo parti po i përcjell me shqetësim deklarimet e subjekteve politike të Kosovës në prag të dialogut Kosovë-Serbi.
Synimet për një traktat paqeje me Serbinë, për normalizim marrëdhëniesh, për njohje të ndërsjellë, apo kërkesa për kërkim faljeje nga ana e Serbisë, sipas LB-së, janë synime e kërkesa që do të vinin në shprehje vetëm pasi të zgjidhen problemet që ekzistojnë me Serbinë.
Midis Kosovës e Serbisë ka ende çështje mjaft të rënda të pazgjidhura, siç është Kosova Lindore, qyteti i ndarë i Mitrovicës, Leposaviqi, Zveçani e Zubin Potoku, e të cilat çështje kërkojnë një debat të mirëfilltë e harmonizim pikëpamjesh në mes të subjekteve politike shqiptare, e jo grindje, përplasje e akuza të ndërsjella", njofton kjo lëvizje.