19 Maj 2024

Kuvendi zgjedhor i PDK-së mbahet me 26 janar

Prishtinë, 27 dhjetor - Në mbyllje të festave të fundvitit, Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, shtroj drekë pune për anëtarët e Këshillit Drejtues, kryetarët e komunave dhe deputetët e PDK-së.

Në fjalën e rastit Kryetari Thaçi falënderoj anëtarët e KD për angazhimet e tyre dhe për sukseset që institucionet e Kosovës kanë shënuar nën drejtimin e PDK-së. Poashtu, Kryetari Thaçi, foli për suksesin e kuvendeve zgjedhore nëpër degë të PDK-së, të cilat u zhvilluan në frymë demokratike dhe konkurente.

Me këtë rast, Kryetari i PDK-së, bëri një rezyme të të arriturave, veçanërisht, nga shpallja e pavarësisë së Kosovës e deri tani, në periudhën e pas-mbikëqyrjes ndërkombëtare.  

Me vendim unanim të anëtarëve të Këshillit Drejtues u vendos që Kuvendi Zgjedhor i PDK-së të mbahet me 26 janar 2013.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)