28 Prill 2024

Kuvendi të enjten mban seancën e rregullt

Prishtinë, 4 qershor - Seanca e rregullt e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mbahet të enjten, më 7 qershor të  këtij viti. Kështu ka vendosur Kryesia në mbledhjen e sotme, të drejtuar nga  dr. Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, në të cilën merrnin pjesë edhe shefat e grupeve parlamentare.

Pas pikave të përhershme të seancave të rregullta të Kuvendit: Koha për deklarime jashtë rendit të ditës dhe koha për pyetje parlamentare, në seancën e së enjtes deputetët do të shqyrtojnë dhe miratojnë Rekomandimet e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me rolin dhe pozitën e fëmijëve në Kosovë.

Në vazhdim të seancës  do të shqyrtohet për herë të dytë Projektligji për të verbrit, kurse për herë të parë do të shqyrtohet  Projektligji për mbrojtjen e konsumatorit.

Deputetët do të votojnë edhe Propozim-vendimin e  Komisionit për Përzgjedhjen e kryesuesit dhe anëtarëve të  Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, kurse do të shqyrtojnë  Raportin vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, për vitin 2011, si dhe  Raportin ( për të njëjtin vit) të Komisionit të Ndihmës Juridike.

Kryesia, po në mbledhjen e sotme, ka shqyrtuar Rekomandimin e Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me kërkesën e Kuvendit të  Republikës së Kosovës për rishikimin e buxhetit, për vitin 2012.

Pasi sekretari i përgjithshëm i Kuvendit, Ismet Krasniqi, i ka dhënë sqarimet e nevojshme lidhur me zërat kryesor të rishikimit të buxhetit, Kryesia e ka miratuar rekomandimin.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)