05 Maj 2024

Kuvendi të enjten mban seancë të rregullt

Prishtinë, 28 maj - Kryesia e  Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e drejtuar nga Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, në të cilën merrnin pjesë edhe shefat e grupeve parlamentare, ka vendosur që seanca e rregullt të mbahet të enjten, më 31 maj të këtij viti.

Pas pikave të përhershme të seance të rregullta të Kuvendit: Koha për deklarime jashtë rendit të ditës dhe koha për pyetje parlamentare, në seancën e së enjtes deputetët do të shqyrtojnë për herë të dytë: Projektligjin për Diasporën e Kosovës dhe Projektligjin për ndërtim.

Në vazhdim të seancës do të shqyrtohet dhe do të nxirret për votim Rekomandimi e Komisionit të posaçëm për votimin e listës së kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese.

Në të njëjtën seancë, ndërkaq, do të shqyrtohet edhe Raporti për funksionimin e sistemit të auditimit të brendshëm në sektorin publik, për vitin 2011.

Sipas vendimit të mbledhjes së shkuar të Kryesisë, seancë do të mbahet edhe më 1 qershor, në shënim të Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Kryesia në mbledhjen e sotme  e ka shqyrtuar dhe e ka miratuar Raportin e  shpenzimeve të Kuvendit për tremujorin e parë të vitit 2012, të cilin e ka prezantuar Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Ismet Krasniqi.

Duke e shqyrtuar Rekomandimin e Komisionit për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media për formimin e Komisionit ad-hoc për anëtarët e Komisionit të Pavarur për Media, Kryesia, në bazë të nenit 63  të Rregullores së Kuvendit, fton grupet parlamentare që para seancës së 31 majit, t’i propozojnë nëntë anëtarët e këtij komisioni (PDK-ja  dhe  LDK-ja nga dy, kurse grupet e tjera parlamentare: VV, AAK, KKR, SLS dhe 6+, nga një anëtar), për t’i zgjedhur pastaj kryetarin, zëvendëskryetarët e Komisionit.

Kryesia, konform Rekomandimit të Komisionit për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media ka vendosur për shpalljen publike të konkursit për anëtarë të Bordit për Ankesa të Komisionit të Pavarur për Media.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)