29 Prill 2024

Kuvendi të enjten do të debatojë për Raportin e Progresit

Prishtinë, 18 tetor - Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme të drejtuar nga  dr. Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, në të cilën merrnin pjesë edhe shefat e grupeve parlamentare, ka përcaktuar rendin e ditës për seancën e  21 tetorit të këtij viti.

Kuvendi i Kosovës do të debatojë në seancë të vecantë të enjten më 27 tetor, për Raportin e Progresit, me kërkesën e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe mbështetjen edhe të grupeve tjera parlamentare.

Këtë e bëri të ditur kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi të martën pas mbledhjes së kryesisë më c′rast bëri të ditur se seanca e rregullt e punës do të mbahet këtë të premte.

“Raporti i Progresit është raport politik dhe natyrisht ky raport tregon sfidat që i ka Republika e Kosovës drejt integrimeve të Bashkimit Evropian.\"

\"Natyrisht në këtë raport janë dhënë shumë mesazhe për institucionet e Kosovës, bile do të thosha që në këto raporte që janë dhënë këtë vit, janë dhënë mesazhe edhe përtej kësaj, dhe unë mendoj që institucionet tona dhe vetë shqiptarët në përgjithësi duhet t′i lexojnë këto mesazhe, dhe të shihet që përveç detyrave të parapara për qytetarët e vetë, shqiptarët kanë edhe një nevojë pët të treguar një fuqi politike në raport me Brukselin\", ka thënë Krasniqi
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)