04 Maj 2024

Kuvendi sot ratifikon këmbimin e Notave Diplomatike me SHBA

Prishtinë, 24 maj - Kuvendi i Republikës së Kosovës sot do të mblidhet në seancë të rregullt, në të cilën deputetët do të shqyrtojnë Projektligjin për ratifikimin e këmbimit të Notave Diplomatike për statusin e forcave të huaja mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.  

Pas pikave të rregullta të seance të rregullta të Kuvendit: Koha për deklarime jashtë rendit të ditës dhe koha për pyetje parlamentare, në seancën e sotme deputetët do të shqyrtojnë Projektligjin për ratifikimin e këmbimit të Notave Diplomatike për statusin e forcave të huaja mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në vazhdim do të shqyrtohen për herë të parë edhe: Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për procedurën  kontestimore, Projektligj për taksën rrugore dhe ekologjike të automjeteve, si dhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për grevat.

Për herë të dytë, ndërkaq, do të shqyrtohen:  Projektligji për themelimin e Agjencisë për Shërbimet e Navigacionit Ajror, Projektligji për Teatrot,  Projektligji për Agjencinë e Kosovës për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguria Bërthamore, si dhe Projektligji për mbeturina.

Në të njëjtën seancë deputetët do të shqyrtojnë tetë raporte vjetore (për vitin 2012) të agjencive që i përgjigjen Kuvendit: Raportin Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Raportin e Rregullatorit për Ujëra dhe Mbeturina, Raportin e Zyrës së Rregullatorit për Energji, Raportin e Agjencisë Kosovare të Pronës, Raportin e Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, Raportin e Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave, Raportin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, si dhe Raportin e  Komisionit të Pavarur  për Miniera dhe  Minerale.

Do të shqyrtohen gjithashtu Propozimi i  Qeverisë së Kosovës, lidhur me “Listën për Rentat Minerare”, Propozimi i Institutit Gjyqësor të Kosovës për emërimin e anëtarëve të Këshillit Drejtues të Institutit Gjyqësor të Kosovës, si dhe Raporti i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri lidhur me Mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për mbrojtjen e konkurrencës.

Vendimin e Presidentes së Kosovës për kthimin e nenit 37 dhe 38 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, për rishqyrtim, Kryesia ia kaluar Komisionit për Gjyqësi dhe Legjislacion, për të përgatitur për Kuvendin raportin me rekomandime, kurse  Propozim-vendimin e  Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me emërimin e anëtarëve të Bordit të  Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, ia ka kaluar komisionit funksional për Buxhet dhe Financa.

Anëtarët e Kryesisë kanë marrë, ndërkaq, njoftimin e  Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin vjetor të Performancës së Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm, për vitin 2011.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)