17 Maj 2024

Kuvendi sot debaton për procesin e privatizimit

Prishtinë, 17 shtator - Sipas kërkesës së deputetit Visar Ymeri, mbështetur edhe nga gjashtë deputetë të tjerë, Kuvendi i Republikës së Kosovës në seancën e sotme do të zhvillojë debatin parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë.  

Po ashtu do të shqyrtohen edhe tri raporte për vitin 2011 të agjencive që i përgjigjen Kuvendit: Raporti vjetor i Avokatit të Popullit, Raporti vjetor i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, si dhe Raporti vjetor i performancës me pasqyrat e audituara financiare të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2011.

Gjithashu po sot Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) pritet që sot t’i drejtohet Kuvendit të Kosovës me peticion dhe kërkesa, me të cilat kundërshtohet mënyra se si po bëhet privatizimi i ndërmarrjeve publike.

Drejtuesit e BSPK-së, në një konferencë për media, dje u kanë bërë thirrje të gjithë deputetëve që të kenë mirëkuptim në kërkesat e tyre rreth privatizimit të PTK-së, KEK-ut dhe likuidimit të Trepçës

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Haxhi Arifi, ka thënë se deputetët duhet t’i marrin dhe t’i shqyrtojnë seriozisht kërkesat e BSPK-së dhe peticionin.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)