17 Maj 2024

Kuvendi shtyn për të enjten debatin për privatizimin

Prishtinë, 17 shtator - Sot në seancen e Kuvendit të Kosovës me 44  vota pro, 41 kundër dhe asnjë abstenim është shtyrë për të enjtën debatin për privatizimin e ndërmarrjeve publike.

Kjo pikë ishte iniciuar nga subjekti opozitar, Lëvizja \"Vetëvendosje\", por gjatë seancës, ishte Grupi parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës kërkoi shtyrjen e debatit për shkak të mungesës së ministrave nga kabineti qeveritar.

Në emër të PDK-së, kërkesën për shtyrjen e debatit e prezantoi shefi i Grupit Parlamentar, Adem Grabovci.

Kundër kësaj kërkese u shprehen partitë opozitare, por me shumicë votash, Kuvendi vendosi në fund që ky debat të zhvendoset për seancën e të enjtes.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)