29 Prill 2024

Kuvendi shqyrton Propozim-Rezolutën për punën dyvjeçare të Qeverisë

Prishtinë, 6 prill - Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet sot në një seancë të re plenare.

Në këtë seancë, pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, Kuvendi pritet të shqyrtojë Propozim-Rezolutën për punën dyvjeçare të Qeverisë së Kosovës.

Më pas deputetët do të shqyrtojnë tri projektligje në lexim të dytë: Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për energjinë, Projektligji për sanksionet e shënjestruara kundër shkelësve të huaj të drejtave të njeriut, si dhe Projektligjin për Agjencinë e Kosovës për Akreditim.

Për herë të parë ndërkaq do të shqyrtohet Projektligji për Pensionet e Zyrtarëve Policorë të Policisë së Kosovës dhe Punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore, si dhe ai për çmimin e produkteve medicinale.

Pikë e fundit e rendit të ditës të kësaj seance do të jetë shqyrtimi i rekomandimit lidhur me auditimin e procesit të shitjeve me negocim direkt në Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)