27 Prill 2024

Kuvendi shpreh shqetësimin për protestat e 14 janarit

Prishtinë, 20 janar - Në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës, deputetët kanë shprehur shqetësimin e tyre për ngjarjet e fundit në vend, duke theksuar se aty ku rrihen deputetët e një vendi, vdes demokracia.

Sabri Hamiti, deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës theksoi se LDK-ja është e shqetësuar për zhvillimet politike të javës së fundit, që kanë marrë trajtën e retorikës dhe të veprimit konfliktual.

Retorika dhe veprimi konfliktual politik sot institucional dhe apo joinstitucional, sipas tij sjell dëme të mëdha për zhvillimet e brendshme e të jashtme të Kosovës.

Problemi madhor i Kosovës sot sipas tij është shtrirja e sovranitetit të institucioneve në gjithë territorin e saj dhe në këtë pikë duhet të studiohen e të merren veprime në koordinimin me mbështetësit e Kosovës.

"LDK-ja si parti institucionale, që në krye të herës dhe tashti, edhe nga pozita e partisë më të madhe opozitare, kërkon që çështjet e mëdha të vendit të zgjidhen në bashkëpunim kushtetues institucional, dhe në këtë udhë e ka detyrim programor dhe parimor që të japë gjithë ndihmesën e vet politike e institucionale në Kuvendin e Republikës së Kosovës", ka theksuar Hamiti.

Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ritheksoi edhe në Kuvendin e Kosovës se 14 janari kur qytetarët po demonstronin në mbrojtje të vendimit të Kuvendit të Kosovës, qeveria reagoi egërsisht, duke u rreshtuar në mbrojtje të interesave politike, ekonomike e strategjike të Serbisë. Sipas tij, me urdhër politik dhe skenar konspirativ qeveria përdor policinë kundër qytetarëve të saj.

Ndërkaq, edhe Ardian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u shpreh se kjo që po shihet ditëve të fundit është pasojë e degradimit të jetës në Kosovë, korrupsionit që i kaluar normat ballkanike, nivelit më të ultë të mundshëm të arsimimit e shumë çështjeve tjera negative.

Në anën tjetër kreu i qeverisë Hashim Thaçi, i cili përshëndeti nisjen zyrtare te dialogut per liberalizimin e vizave me Bashkimin Europian, ndërsa i bëri thirrje Vetëendosjes të tërhiqet nga dhuna e të gjejë gjuhën e dialogut.

Ai është shprehur i gatshëm për të dialoguar rreth “mosmarrëveshjeve” me Lëvizjen Vetëvendosje ndërsa ka bërë thirrje për dialog.

Sipas kryeministrit ka thënë se komunikimi është mënyra e vetme për të çdo zgjidhje. “Dua të ju bëj ftesë që ta bëjmë debatin në Kuvend. Vetëm bashkëpunimi, komunikimi dhe dialogu është ajo që duan qytetarët, duke respektuar gjithmonë Kushtetutën e Kosovës. Vetëm komunikimi dhe integrimi është e ardhmja jonë, e jo bllokadat”, ka thënë Thaçi para deputetëve, ndërkohë ka shtuar se me sjellje të pahijshme pengohet integrimi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)