02 Maj 2024

Kuvendi shpall të pavlefshëm referendumin në veri

Prishtinë, 15 shkurt - Partia Demokratike e Kosovës ka propozuar të nxirret një deklaratë e përbashkët në seancën e stome të Kuvendit të Kosovës për të kundërshtuar mbajtjen e referendumit në veri të Kosovës.

Shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së, Adem Grabovci ka thënë se ky referendum është kundërshtuar nga të gjithë, si nga institucionet e vendit ashtu edhe nga faktori ndërkombëtar.

“Ne jemi dëshmitar që dje ka ndodhur një ngjarje në veri të vendit. Mbajtja e një referendumi ilegal, siç është vlerësuar dhe siç është realitet edhe i kundërshtuar nga gjithë faktori ndërkombëtar, por edhe nga Qeveria e Republikës së Kosovës”, ka thënë Grabovci.
 

 Kuvendi i Republikës së Kosovës


Në bazë të nenit 65.1 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe të nenit 6  paragrafi 1 dhe 49 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës;

Duke u mbështetur në neni 1.1 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, i cili thotë:  “Kosova është shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik dhe i pa ndashëm”;
          
Duke shprehur mbështetjen për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të komuniteteve, si dhe implementimin në tërësi të Propozimit Gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit final të Kosovës;

   Duke rikonfirmuar vullnetin për integrim institucional dhe shoqëror të komuniteteve që    
   jetojnë në Republikën e Kosovës;

   Duke u bazuar në veprimin institucional, brenda rregullave që ofron rendi juridik dhe
   kushtetues i Republikës së Kosovës,  me propozimin e Grupeve parlamentare, miraton këtë:


                                           DEKLARATË


1.    Kuvendi i Republikës së Kosovës e kundërshton dhe e shpall të paligjshëm e të pavlefshëm Referendumin e strukturave paralele në komunat veriore të Kosovës, të financuara e të drejtuara nga Republika e Serbisë kundër Pavarësisë, Sovranitetit dhe Integritetit territorial të Republikës së Kosovës.

2.    Kuvendi i Republikës së Kosovës e vlerëson këtë referendum cenim të rendit juridik dhe kushtetues të Republikës së Kosovës;

3.    Kuvendi i Republikës së Kosovës konstaton që i ashtuquajturi Referendum i organizuar nga strukturat ilegale,  nuk prodhon asnjë efekt juridik, politik dhe si i tillë është i pavlefshëm;

4.    Organizimet e tilla jashtë institucionale dhe ilegale dëmtojnë përpjekjet e vazhdueshme të Institucioneve të Republikës së Kosovës për integrim të komunitetit serb në jetën institucionale;


5.    Kuvendi i Republikës së Kosovës inkurajon komunitetin serb të pjesës veriore që sa më shpejtë të angazhohet në implementimin e Propozimit Gjithëpërfshirës për zgjidhjen e Statusit të Kosovës.

6.     Institucionet e Republikës së Kosovës konfirmojnë gatishmërinë e tyre për  mbrojtjen dhe respektimin e të gjitha konventave ndërkombëtare, që garantojnë liritë dhe të drejtat e qytetarëve, si dhe të drejtat e pakicave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)