19 Maj 2024

Kuvendi miraton mandatin e EULEX-it deri në qershor të vitit 2014

Prishtinë, 7 shtator - Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar marrëveshjen me Bashkimin Evropian për mandatin e EULEX-it deri në qershor të vitit 2014.

Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, vazhdimin e mandatit të EULEX-it e kanë mbështetur edhe dy partitë opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.   

Procedura e ratifikimit te marrëveshjes më Bashkimin Evropian për mandatin e EULEX-it kanë kaluar përmes votimit me mbi dy të tretat e votave të deputetëve.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi prezantoi Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi misionin evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, i cili po ashtu mori mbështetjen e 97 deputetëve, ndërsa 11 ishin kundër.

Vjosa Osmani, duke shprehur mbështetjen e LDK-së për këtë projektligj i bëri thirrje EULEX-it për më shumë angazhim për luftimin e krimit dhe korrupsionit në Kosovë.

“Lidhja Demokratike e kosovës i bën EULEX-it thirrje që t’i shumëfishojë përpjektye që të denoncojë dhe dënojë krimet dhe korrupsionin në qarqet e larta qeveritare”, tha Osmani.

Subjekti i vetëm parlamentar që ka qenë kundër vazhdimit të mandatit të EULEX-it në formën se siç kanë vepruar institucionet e Kosovës ishte lëvizja Vetëvendosje.

Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje duke shprehur kundërshtimin, tha se në letrën e presidentes Jahjaga dërguar baroneshës Ashton ka parë shumë defekte. Ai tha se kjo letër nuk do duhej të dërgohej pa një debat në Kuvend.

“Pse kemi pasur EULEX deri tash në Kosovë është shumë e qartë. BE-ja ndoshta na ka konsideruar të papjekur për demokraci, ndoshta na ka konsideruar shumë të korruptuar dhe duhet vazhdimisht duhet një mbikëqyrje për këta qeveritar, mirëpo unë mendoj që kur të shkojë korrupsioni nga Kosova, shkon edhe EULEX-i”, tha Konjufca.  

Mandati shtesë i EULEX-it edhe për dy vite të tjera ishte rezultat i disa marrëveshjeve që qeveria dhe presidentja e Kosovës i kanë arritur me Brukselin, përkatësisht me Përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Ketrin Eshton.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)