27 Prill 2024

Kuvendi miratoi Projektligjin për tregti me jashtë

Prishtinë, 14 nëntor - Kuvendi i Republikës së Kosovës në seancën e sotme ka miratuar një sërë projektligjesh, të mbetura nga seanca e javës së kaluara, mes të cilëve edhe Projektligjin për tregti me jashtë.

Projektligji për tregti me jashtë është miratuar me 42 amandamente të reja, të propozuara nga Komisioni për zhvillim ekonomik, si dhe Projektligji për sigurinë e përgjithshme të produkteve dhe Projektligji për hekurudhat e Kosovës.

Kuvendi po ashtu sot ka miratuar edhe Projektligjin për marrëveshjet ndërkombëtare më ç'rast zëvendëskryetari i Komisionit për punë të jashtme, Hydajet Hyseni ka thënë se duhet të bëhen ndryshime edhe më të mëdha të dispozitave, mirëpo kjo duhet të ndodhë bashkërisht me ndryshimet kushtetuese.

Ai ka thënë se me gjithë propozimet, projektligji nuk rregullon në mënyrë të tërësishëm çështjet që lidhen me marrëveshjet ndërkombëtare, sidomos sa i përket ratifikimit të tyre.

Kjo për faktin që dispozitat që rregullojnë këto çështje, janë edhe dispozita kushtetuese, edhe duke qenë të tilla, nuk mund të përmirësohen në dispozita ligjore.

“Komisioni megjithatë vendosi të shqyrtojë ligjin e propozuar, të bëjë ato ndryshime që u konsideruan të drejta, duke lënë hapësirë që ndryshimet tjera të bëhen me ndryshimet kushtetuese”, ka thënë Hyseni.

Ai ka thënë se amandamentet përmirësojnë dhe saktësojnë dispozitat e këtij ligji dhe e lehtësojnë zbatimin në praktikë të këtij ligji.

  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)