03 Maj 2024

Kuvendi me 10 maj do të debatoj për Buxhetin e vitit 2011

Prishtinë, 7 maj - Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës në mbledhjen e përbashkët  me shefat e grupeve parlamentare, të drejtuar nga dr. Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, ka përcaktuar rendin e ditës për seancën plenare të 10 majit të këtij viti.

Pas shterimit të pikave të përhershme të rendit të ditës së seancave të rregullta: koha për deklarime jashtë rendit të ditës dhe pyetje parlamentare për punën e Qeverisë së Kosovës, në radhë do të jetë  interpelanca me zëvendëskryeministren, Edita Tahiri, lidhur me fatin e të zhdukurve në raport me bisedimet me Serbinë, në Bruksel, sipas kërkesës së Grupit të deputetëve nënshkrues, ndërsa në vijim do të shqyrtohen tyri projektligje në shqyrtim të dytë, përkatësisht: Projektligji për teatrot, Projektligji për marrëdhëniet e detyrimeve dhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për skemën e ndihmës sociale në Kosovë.

Ndërkaq, në vazhdim të seancës do të shqyrtohen Raporti vjetor financiar për buxhetin e Republikës së Kosovës, për vitin 2011, Raporti i punës së Institutit Gjyqësor të Kosovës, për vitin 2011, Raporti i  punës së Komisionit të Pavarur të Mediave, për vitin 2011.

Po ashtu edhe Raporti i punës së Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit, për vitin  2011, Raporti i punës së Radio Televizionit të Kosovës, për vitin 2011, Propozimi i Gjykatës Supreme të Kosovës për emërimin e anëtarit në Komisionin për Kërkesa Pronësore, Propozimi i Qeverisës së Kosovës për emërimin e anëtarit të Bordit të Agjencisë Kosovare të Pronës, Kërkesa e Komisionit ad hoc për amendamentimin e Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, për afat shtesë, si dhe Kërkesa e Komisionit për Bujqësi Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, për afat shtesë për ta shqyrtuar Projektligjin për parkun kombëtar “ Sharri” dhe të Projektligjit për parkun kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)