30 Prill 2024

Kuvendi i Kosovës sot hap dyert për qytetarë

Prishtinë, 15 shtator - Kuvendi i Republikës së Kosovës, sot, shënon  Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë me ç'rast do të hap dyert për të gjithë qytetarët që dëshirojnë ta vizitojnë e të cilët do të  njihen më për së afërmi me punën e legjislativit të vendit dhe të takohen me përfaqësuesit e zgjedhur të tyre.

Në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë përfaqësues rinorë nga të gjitha komunat do të marrin pjesë në simulimin e Seancës Plenare, gjatë së cilës do të debatojnë në temën “Çfarë presin të rinjtë nga institucionet e Kosovës?”

Në këtë datë mbahet “Dita e Dyerve të  Hapura” të Kuvendit të Kosovës, gjatë së cilësinë  ndërtesën e  Kuvendit të Republikës së Kosovës mund ta vizitojnë qytetarët, të cilët do të  njihen më për së afërmi me punën e legjislativit të vendit dhe të takohen me përfaqësuesit e zgjedhur të tyre.

Nxënës të shkollave të mesme nga Prizreni, Gjakova, Peja, Ferizaj, Gjilani, Mitrovica, Prishtina dhe komuna tjera të Kosovës, në mënyrë të organizuar, do të vizitojnë Kuvendin e Kosovës.

Nga ora 12.00, përfaqësues rinorë nga të gjitha komunat do të marrin pjesë në simulimin e seancës plenare (në Sallën e Kuvendit), gjatë së cilës do të debatojnë në temën   “Çfarë presin të rinjtë nga institucionet e Kosovës?”. Me një fjalë rasti atyre do tu drejtohet kryetarit i Kuvendit, dr. Jakup Krasniqi.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)