27 Prill 2024

Kuvendi e miratoi propozimin e PDK, shfuqizon atë të 7 dhjetorit

Prishtinë, 20 janar - Kuvendi i Kosovës me vota 59 për, 41 kundër, 1 abstenim, ka votuar mocionin e propozuar nga Partisë Demokratike të Kosovës që e shfuqizon atë të 7 dhjetorit të inicuar nga Vetëvendosja për reciprocitet të plotë me Serbinë.

Ky mocion erdhi pasi qe grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës ka kërkuar sot debat në seancën plenare të Kuvendit, për 14 janarin dhe miratimin e një mocioni, që e detyron Qeverinë t’i raportojë Kuvendit, çdo tre muaj për reciprocitet, por që i shfuqizon të gjitha vendimet e tjera lidhur me këtë çështje, duke sfiduar kështu mocionin e Lëvizjes Vetëvendosje, të vitit të kaluar për reciprocitet me Serbinë.
 
Partitë opozitare e kanë kundërshtuar mënyrën e propozimit të këtij mocioni nga PDK, duke vlerësuar se është dashur që së pari te ketë debat, e në bazë të debatit të nxirren rekomandimet, e jo siç PDK kishte propozuar që në fillim rekomandimet.

Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë thënë se kjo tendencë e PDK-së është tendencë për t’ia mundësuar Qeverisë ta shpërfillë Kuvendin.

Pas rrëzimit të mocionit të Vetëvendosjes, ky subjekt ka mbledhur kryesinë për të diskutuar se cilët janë hapat e mëtutjeshëm, që kjo lëvizje duhet ti merr.

Dardan Mulliqaj vetëm pak minuta më parë, i ka thënë Radio Dukagjinit, se protesta do të mbahet, madje sipas tij tash ka edhe një arsye më shumë për protestë. Ai potencon se cdo gjë do të zhvillohet sipas planit të paraparë. Protestuesit do të mblidhen në Merdarë dhe Dheun e Bardhë.

Ai e ka akuzuar kryeministrin Thaçi, për ndërhyrje sipas tij, të drejtpërdrejt në Kuvendin e Kosovës.

Ai pohoi se kjo është një praktikë e keqe e cila duhet ndërprerë menjëherë dhe se sipas tij, mocioni i ri i PDK-së ka shumë paqartësi brenda vetës

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)