06 Maj 2024

Kuvendi britanik interesohet për Mitrovicën

Mitrovicë, 18 nëntor - Një grup i deputetëve të Parlamentit Britanik ka qëndruar të premten në Mitrovicë, ku janë pritur nga nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Riza Haziri. Me këtë rast, ata biseduan për aktualitetin në Mitrovicë dhe për sfidat me të cilat ballafaqohen qytetarët mitrovicas.

Nënkryetari Haziri, tha se strukturat paralele janë duke e mbajtur nën presion popullatën në veri, duke mos e lejuar që të integrohet në institucionet e Republikës së Kosovës. “Si pasojë e mungesës së rendit dhe ligjit në veri, atje kemi një situatë kaotike, që është duke sfiduar si institucionet vendore gjithashtu edhe ato ndërkombëtare”.

Ai tha se komuna dhe institucionet e Republikës së Kosovës kanë një qasje gjithpërshirëse për të gjithë qytetarët pa dallim të përkatësisë së tyre etnike, mirëpo ndikimi dhe roli i madh i Serbisë tek qytetarët serbë të veriut është duke penguar normalizimin e situatës.

Haziri, tha se raportet e Komunës me KFOR-in janë të shkëlqyeshme. “Ka një bashkëpunim të mirë me të gjitha institucionet ndërkombëtare e sidomos me KFOR-in”.

Ai tha se njëjtë nuk ka qenë edhe me drejtuesit e UNMIK-ut në Mitrovicë, të cilët kanë udhëhequr një politikë diskriminuese ndaj shqiptarëve në veri. Tha se si pasojës e asaj politike kanë derivuar shumë probleme me të cilat ballafaqohen qytetarët atje.

Ndërsa për aspektin ekonomik, investimet në infrastrukturë etj, për të cilat u interesuan deputetët britanikë, nënkryetari Haziri, përmendi përkrahjen e komunës për bizneset. Tha se Mitrovica ka ndër normat më të ulta tatimore për bizneset në gjithë Kosovën.

Ai tha se problem i madh është numri i madh i të papunëve. “Mitrovica ka qenë një qytetet industrial, që ka pësuar shumë dhe si pasojë ajo industri tash është jashtëfunksionit. Sa i përket “Trepçës”, saktësoi se aty punohet me një kapacitet të vogël.

Deputetët britanikë pas takimit në komunë vizituan urën e Ibrit, ku panë për së afërmi barrikadën e vendosur nga serbët në këtë urë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)