02 Maj 2024

Kushtetutshmëria dhe ligjshmëria të shtrihen në gjithë Kosovën

Prishtinë, 9 prill - Presidentja Atifete Jahjaga, ka dhënë një deklaratë me rastin e 9 Prillit, Ditës së Kushtetutës së Republikës së Kosovës në të cilën thuhet se miratimi i Kushtetutës, dokumentit më të lartë juridik të vendit tonë, katër vjet më parë, është një akt historik, që shpreh vullnetin e popullit të Republikës së Kosovës.

Duke qenë garanti i të drejtave dhe i lirive të të gjithë qytetarëve të vendit tonë, garanti i fjalës së lirë, i lëvizjes së lirë dhe i sundimit të ligjit, Kushtetuta e Republikës së Kosovës sipas Presidentes Jahjaga, i ka hapur rrugë zhvillimit të vendit tonë në të gjitha fushat.

Ajo ka theksuar se mbështetur mbi këtë dokument fundamental, Kosova po ndërtohet mbi bazat e një shteti ligjor, që sundimin e ligjit e ka parim themelor të funksionimit të saj dhe që respektimi i Kushtetutës dhe ligjeve bëhet vlerë e lartë e shoqërisë sonë.

Ndërtimi i shtetit ligjor sipas saj kërkon përpjekje dhe përfshirje të vazhdueshme të institucioneve dhe të gjithë shoqërisë në Republikën e Kosovës, të njerëzve të barabartë që respektojnë atdheun e tyre.

Presidentja Jahjaga ka deklaruar se Kushtetutshmëria dhe ligjshmëria duhet të shtrihen në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, përfshirë edhe tri komunat në veri të vendit, dhe qytetarët e shtetit tonë, pavarësisht përkatësive të tyre, duhet të ndjehen të barabartë dhe të mbrojtur me Kushtetutë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)