18 Maj 2024

Kurti takon përfaqësuesit e shqiptarëve nga Maqedonia

Prishtinë, 13 shtator - Sot në zyrën qendrore të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Kryetari, Albin Kurti dhe Sekretari për marrëdhënie me jashtë, Xhelal Sveçla, pritën në  takim një delegacion përfaqësuesish të Shoqatës së ish të Burgosurve politikë dhe të Persekutuarve shqiptarë në Maqedoni, të përbërë nga z.Shpëtim Pollozhani, Kryetar, Elez Bislimi, Zaim Beqiri dhe Valon Kurtishi nga shoqata Illiricum Libertas.

Në takim  u diskutua për situatën politike në Kosovë dhe Maqedoni, si dhe pozitën e shqiptarëve në të gjitha trojet.

Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! Albin Kurti i njoftoi pjesëmarrësit për situatën politike në Kosovë dhe proceset e dëmshme politike nëpër të cilat po kalon Kosova, me theks të veçantë në privatizimin  neoliberal, me ç’rast po tentohet që të shiten ndërmarrjet publike strategjike shumë shpejt dhe shumë lirë, si dhe dialogu politik që po përgatitet me Serbinë. Si dhe me qëndrimet e VETËVENDOSJE!-s në lidhje me këto procese.

Nga ana tjetër, z. Shpëtim Pollozhani foli për situatën dhe pozitën politike të shqiptarëve në Maqedoni, duke theksuar shovenizmin politik dhe ekonomik që po zbatohet ndaj shqiptarëve atje me fushatat si Shkupi 2014, ajo për 1000 fabrika në territorin e banuar me popullsi maqedonase, etj. Ai tha se si rezultat i kësaj politike popullsia shqiptare po diskriminohet, duke përmendur shembujt e Komunave Strugë dhe Kërçovë, ku numri i nxënësve në shkolla fillore është përgjysmuar.

Në takim u tha se integrimi evropian nuk e zgjidh domosdoshmërisht çështjen shqiptare, duke marrë parasysh se në Evropë ka shumë konteste etnike e territoriale të pazgjidhura, por faktori shqiptar duhet të unifikohet, në mënyrë që të arrijë të realizojë interesat e tij legjitime.



    

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)