14 Maj 2024

Kurti: Shqipëria dhe Kosova të përkrahin shqiptarët e Preshevës

Prishtinë, 20 gusht - Lideri i lëvizjes ”Vetëvendosje!”, Albin Kurti vlerëson se Lugina e Preshevës nuk do të përfshihet në bisedimet midis Prishtinës dhe Beogradit.

Në një intervistë për gazetën ”Illyria”, që del në New York Kurti shprehet se shteti i Shqipërisë dhe i Kosovës duhet të bëhen bashkë dhe t’i ndihmojnë dhe përkrahin fuqishëm shqiptarët në Luginë të Preshevës në çdo aspekt.

”Serbia me qëllim mban nën kontroll të hekurt edhe Luginën e Preshevës edhe veriun e Kosovës. Kësisoj ajo po fiton koncesione kundër politikanëve shqiptarë që jo vetëm nuk kontrollojnë asgjë, por për më tepër, vetë ata janë të kontrolluar nga faktorët ndërkombëtarë.\"

\"Nëse si pikënisje kemi vullnetin tonë dhe parimet universale të së drejtës dhe drejtësisë, atëherë duhet mohuar realitetin e krijuar dhunshëm nga të tjerët, kundër vullnetit tonë. Shteti i Shqipërisë dhe i Kosovës duhet të bëhen bashkë dhe t’i ndihmojnë dhe përkrahin fuqishëm shqiptarët në Luginë të Preshevës në çdo aspekt.\"

\"Nuk përmirësohet aspak gjendja e shqiptarëve në Luginën e Preshevës përmes bisedimeve me Serbinë. Kemi nevojë për monolog kombëtar, jo për dialog me armiqtë”, ka deklaruar Kurti. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)