19 Maj 2024

Kurti: Nepotizmi ka prekur majat e Qeverisë

Prishtinë, 17 dhjetor - Lideri i “Vetëvendosjes” është shprehur të hënën i bindur se nepotizmi ka prekur majat e Qeverisë së Kosovës dhe se sipas tij, ky është një ekzekutiv që në njërën anë bën pazare me Serbinë, kurse në anën tjetër e ka prioritet nepotizmin.

Këto komente Kurti i ka bërë në Shtëpinë e Kulturës “Tahir Sinani” në Lipjan sot pasdite, ndërsa është shoqëruar nga Rexhep Selimi dhe Elis Hoxha, ligjërues në Universitetin e Tiranës.

“Siç edhe kanë treguar përgjimet  telefonike shihet se nepotizmi  ka përfshirë edhe majat e kësaj Qeverie, e cila në  njërën anë bën pazare me Serbinë për tokën dhe funksionimin e shtetit tonë, e në anën tjetër e ka prioritet nepotizmin, sepse dihet se pos punësimit, tenderët dhe shitja e pasurive publike po bëhet për interesin e tyre privat”, ka thënë Kurti.

Ai para lipjanasve të cilët ishin mbledhur në sallën kulturore të ftohtë,  ka qenë i prerë në mendimin se me këtë Qeveri dhe me këtë qeverisje nuk do të ketë ditë të mira për vendin.

“Nuk mund të kemi ditë të mira me një Qeveri kaq të keqe e me një këso qeverisjeje e cila nuk e ka fare për bazë arsyen e shëndoshë dhe aq më pak interesin e qytetarëve.  Qeveritarët po e vjedhin Kosovën e po pasurohen, kurse shteti po varfërohet. Ndaj, shumica e qytetarëve po zhyten në një mjerim social duke vuajtur pasojat e stagnimit të Kosovës”, është shprehur ai. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)