14 Maj 2024

Kurti: Bisedimet duhet të kushtëzohen

Prishtinë, 4 shtator - Lëvizja Vetëvendosje! organizoi tryezë me partitë jashtëparlamentare të Kosovës në të cilën u fol për padrejtësinë e negociatave me Serbinë si dhe rrezikun që ato të rezultojnë me autonomi për veriun apo për serbët e Kosovës.

Po ashtu, në tryezë u diskutuan këndvështrimet dhe alternativat e subjekteve pjesëmarrëse, për zgjidhjen e çështjes së veriut.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti gjatë diskutimit të tij tha se që nga dialogu teknik në mars të vitit të kaluar nuk ka pas rezultate e as integrim të serbeve.

\"Qeveria e Kosovës duhet që t’i vejë kushte koalicionit në Serbi për ta demaskuar para opinionit ndërkombëtarë.\"

Ai tha se dialogu nuk ka kuptim me një palë që nuk të njeh dhe që të thotë se t’i nuk ekziston.

“Me një palë që nuk t’i ka dorëzuar as kriminelët e luftës e as nuk i ka paguar dëmet që t’i ka shkaktuar. Me një palë e cila të lufton si në rrafshin politik dhe atë diplomatik. Ne mendojmë se Serbia duhet të transformohet e jo Kosova”, tha Kurti.

Në këtë tryezë u tha se Plani i Ahtisarit ka qenë një kompromis dhe është implementuar aty ku ka dashur Serbia.

Kryetari i Partisë Aksioni Demokratik Numan Baliq tha se në asnjë mënyrë nuk duhet të bisedohet me Serbinë për veriun e vendit dhe as për ndonjë autonomi të tij, sepse sipas tij, atëherë do të kishim një krijesë siç është Republika Serbe e Bosnjës.

Ai tha se çështja e veriut nuk është vetëm çështje e PDK-së, e kryeministrit aktual dhe koalicionit të vogël, por e gjithë Kosovës.

Pas diskutimeve këto subjekte u dakorduan që të dalin me deklaratë të përbashkët në kundërshtim të negociatave me Serbinë:


1.    Kuvendi i Republikës së Kosovës, me datën 10 maj të vitit 2012, ka miratuar rezolutën që kushtëzon vazhdimin e bisedimeve pa u zbardhur fati i të zhdukurve. Kjo rezolutë duhet të respektohet nga Qeveria e Kosovës dhe të gjitha institucionet shtetërore.

2.    Qeveria e Republikës së Kosovës nuk duhet të negociojë në asnjë mënyrë pa kushte me me Serbinë. Serbia është agresori dhe krimineli që kurrsesi nuk duhet amnistuar.
3.    Qeveria e Kosovës nuk ka të drejtë dhe nuk duhet të negociojë me askënd për çështjet e brendshme të Kosovës, aq më pak me Serbinë, duke rrezikuar kështu shtetin e Kosovës.

\"Ne si subjekte politike dhe si qytetarë të Kosovës, jemi për integrim në BE, por trysnia e BE-së duhet të drejtohet aty ku duhet, drejt Beogradit, të cilin tani po e udhëheq koalicioni nazi-fashist i kohës së bombardimeve të NATO-s, në krye me zëvendësin e Sheshelit dhe zëdhënësin e Milosheviçit\".

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)