28 Prill 2024

Kujtohet përvjetori i gjashtë i vdekjes se presidentit Rugova

Prishtinë, 21 janar - Me rastin e përvjetorit të gjashtë të shkuarjes në amshim të themeluesit të LDK-së dhe të shtetit të  Kosovës, Presidentit Historik, dr. Ibrahim Rugova, qytetarët dhe udhëheqës të shtetit sot kujtojnë figurën e Rugovës me aktivitete të shumta.

Nën patronazhin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, rreth mesditës do mbahet Akademi Përkujtimore, pasi më parë ajo viziton Familjen Rugova dhe bën homazhe te Varri i Presidentit Ibrahim Rugova.

Akademi përkujtimore do mbajë edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, parti e themeluar nga Rugova para mëse dy dekadash. Kjo parti dhe të tjera, delegacione dhe qytetarë, do bëjnë po ashtu homazhe.

I lindur, më 2 dhjetor 1944 në fshatin Cercë, komuna e Istogut, Ibrahim Rugova që para më se dy dekadave hapur përcaktonte pozicionin gjeopolitik kosovar dhe shpallte idenë për shtet duke theksuar se “zgjidhja më e mirë është Kosova e pavarur e neutrale, e hapur ndaj Shqipërisë e Serbisë dhe një administrim civil ndërkobëtar si fazë kalimtare”.

Rugova, derisa ishte kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, më 23 dhjetor 1989 u bë themeluesi dhe lidri i Lidhjen Demokratike të Kosvës, e cila më shumë se parti lindi si lëvizje gjithëpopullore për liri, pavarësi e demokraci, shkruan BW

Më 24 maj 1992, pas deklarimit të popullit të Kosovës në referendum për pavarësi një vit më parë, Rugova në zgjedhjet e para nacionale parlamentare e presidenciale u zgjodh Presdident i Republikës së Kosovës, e cila ishte shpallur në vitin 1990, por nuk ishte njohur ndërkombëtarisht.

Si gjithmonë, edhe më 4 mars 2002, duke u inaguruar në Parlamentin e Kosovës president i pas zgjedhjeve të para nacioanle të pasluftës, Rugova thoshte: “Çdo ditë ne të gjithë duhet të zgjohemi me një mendim të bukur: ‘Çfarë të mire mund të bëjmë sot për Kosovën?’”.

Pavarësia e Kosovës, në të mirë të gjithë qytetarëve të saj, dhe si i vetmi kompromis theksohej e ritheksohej vazhdimisht nga Rugova.

“I vetmi kompromis për Kosovën është pavarësia, dhe ky është optimumi i gjithë shqiptarëve në rajon”, tha shumë prerë Ibrahim Rugova më 6 tetor 2005, në takimin e parë me Grupin Negociator, formimi i të cilit ishte një moment me shumë rëndësi për unitetin në vend si dhe për bisedimet për statusin e Kosovës të udhëhequra nga i dërguari i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Presidenti Martti Ahtisaari, e pastaj edhe nga Treshja SHBA-BE-Rusi në angazhimet shtesë.

Më 21 janar 2006, u shua njeriu që bëri epokë, Presidenti historik Rugova – Presidenti i lëvizjes së fuqishme gjithëpopullore demokratike për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, duke lënë me veprën e tij jetësore gjithmonë ndezur dritën e të ardhmës për Kosovën shtet euroatlantik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)