15 Maj 2024

Kuçi priti në takim Ambasadorin Cliff

Prishtinë, 2 gusht - Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, sot priti në takim Ambasadorin  e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cameron Cliff.

Në takim u bisedua për raportet e mira që i ka Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar, për bashkëpunimin në fushën e rendit dhe ligjit, në veçanti për ndihmën e Mbretërisë së Bashkuar për Institutin Gjyqësor për çka Ministri Kuçi e falënderoj dhe e njoftoj për planin e themelimit të Akademisë së Drejtësisë .

Po ashtu u diskutua çështja e trajtimit të rasteve nga gjykatat tona për investitorët e huaj ku nga Ministri Kuçi u tha se në ndryshimet e reja ligjore do të përfshihet themelimi i një departamenti për çështje të investimeve të huaja pranë Gjykatës themelore në Prishtinë dhe se kjo do të përshpejtoj zgjidhjen e rasteve por edhe do të rris cilësinë.

Gjithashtu temë e veçante ishte edhe bashkëpunimi në mes të dy vendeve për vazhdimin e mandatit të EULEX-it.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)