07 Maj 2024

Kuçi: Nëse Nikoliqi hyn pa leje do të arrestohet

Prishtinë, 8 qershor - Presidenti serb, Tomislav Nikoliq, ka paralajmëruar vizitë në veri të Kosovës, kurse Qeveria e Kosovës, paralajmëron arrestimin e tij nëse hyn pa leje.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, ka thënë se kushdo që hyn pa leje në vendin tonë rrezikon që të ndeshet me ligjet dhe të arrestohet, raporton Koha.

“Nuk kemi dëshirë që të vihet deri te kjo pozitë me presidentin e Serbisë, mirëpo kushdo që e shkel ligjin është i barabartë” ka deklaruar Kuçi.

Kuçi ka theksuar se sikur Nikoliqi ta dorëzojë kërkesën për vizitë në Kosovë te Zyra e Bashkimit Evropian në Beograd, atëherë Qeveria e Kosovës do ta shqyrtonte atë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)